LAJMI I FUNDIT:

Historia e dronit amerikan, u prodhua në vitin 1960 – fluturoi në 30 kilometra lartësi me shpejtësi marramendëse

Historia e dronit amerikan, u prodhua në vitin 1960 – fluturoi në 30 kilometra lartësi me shpejtësi marramendëse

Derisa ne mendojmë që dronët janë pajisje moderne që ndihmojnë në fushëbeteja, e vërteta është se Departamenti amerikan i Mbrojtjes prej kohësh kishte treguar interesim të madh për konceptin e paemëruar të një fluturake, shkruan Business Insider.

Në fakt, gjatë vitit 1960, ishin prezantuar dronët që fluturonin në lartësi shumë të mëdha dhe tentonin të qwndrojnë në ajër mbi Kinën. Më saktësisht në maj të vitit 1960, Shtetet e Bashkuara ishin në udhëkryq. Piloti i CIA-s, Frnacis Gary Power që kishte pilotuar aeroplanin spiun U-2,  ishte rrëzuar nga Bashkimi Sovjetik derisa po fluturonte lartë duke tentuar të fotografojë dhe mbledh informacionet për raketat ruse në Kubë, transmeton Telegrafi.


Ky incident ndërkombëtar solli botën një hap më afër luftës bërthamore, kurse presidenti i atëhershëm amerikan Dwight Eisenhower vendosi të ndalë të gjitha fluturimet për në hapësirën ajrore të Bashkimit Sovjetik.

Kështu kompania Lockheed filloi të punojë pandërprerë në një fluturake të paemëruar që do të ishte makth për sovjetikët. Në tetor të vitit 1962, inxhinieri legjendar Kelly Johnson, karriera e të cilit njihet për kryeveprat si dizajni i dy aeroplanëve spiunë U-2 dhe SR-71 Blackbird, vendosi të punojë në një dizajn të ri të fluturakes që do të quhej D-21. Dron që fluturon shumë lartë dhe që brenda tij do të kishte teknologjinë më moderne të zhvilluar për pasardhësin e SR-71, A-12.

Kërkesat e CIA-s dhe forcave ajrore të SHBA-së ishin shumë të thjeshta: Droni duhet të arrinte shpejtësinë nga 3.3 deri në 3.5 Mach, duke realizuar fluturimet në 30 kilometra lartësi. E duke u bazuar në teknologjinë e asaj kohe, cilido inxhinier do të thoshte se do të ishte e panjohur, por jo edhe për Johnsonin i cili ndërtoi karrierën duke krijuar gjëra pothuajse të pamundura.

Dizajni i fluturakes së tij D-21 plotësonte pothuajse të gjitha kriteret e kërkuara nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, por për ta arritur atë shpejtësi dhe lartësi gjatë fluturimit, ai është dashur të përdor motor që do të mund të futeshin plotësisht në funksion vetëm atëherë do të arrihej lartësia e kërkuar. E si rezultat i kësaj, planet për prodhim u anuluan duke u shndërruar nga një aeroplan në dron.

Me krah vetëm pesë metra të gjera dhe një trup prej 13 metrave, D-21 dukej si një kombinim mes A-12 dhe M-21. D-21 kishte të instaluar kamerë me rezolucion të madh, që do të realizonte fotografi nga lartësi të mëdha derisa lëviz me shpejtësi marramendëse.

E për të shmangur kapjen nga armiku, kutia me negativët e filmit do të hidhej në ajër me një parashutë të vogël, të cilën më pas përmes një pajisje të veçantë do të gjenin diku të hedhur në male apo në det. Ndërkaq për ta ruajtur formulën e prodhimit fluturakja do të shkatërrohej vetvetiu.

Tre testet e para të D-21 dhe M-21 Blackbird kaluan sipas planit të parashikuar, por gjatë tentimit të katërt droni pësoi një start asimetrik. Dy fluturaket u përplasën në ajër derisa po lëviznin me shpejtësi prej 3.25 Mach.

Për fat të mirë që të dy pilotët kanë arritur të katapultohen, por njëri prej tyre nuk i ka mbijetuar presionit të ajrit. Kështu u mor vendim që projekti të pësojë ndryshime, ku krahët e D-21 të kopjojnë ato të B-52H.

E pas shumë dështimeve, Lockheed arriti ta kompletoj B-52 H kur edhe kreu fluturimin e parë në korrik të vitit 1968, e programi operacional kishte për qëllim fluturimin mbi Kinë. Dy nga dronët kryen me sukses fluturimet, por të dy nuk arritën t’i nxjerrin negativët e filmave. E dy fluturaket tjera u rrëzuan ose thjesht janë zhdukur pasi u ngritën në ajër.

Programi D-21 mbetet projekt tejet i avancuar duke e marrë parasysh kohën kur është realizuar. E më 15 korrik të vitit 1971, i tërë programi u shua. /Telegrafi/