Për ta vendosur këtë shtatore në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut vend ka vendosur asambleja komunale e kësaj komune në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur më 17 qershor.
Një kamion ka shkarkuar mbrëmë në sheshin qendror të Mitrovicës së Veriut një shtatore gjigante Car Llazarit, të komandantit që u priu ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane 627 vjet më parë në atë që historia tash e njeh si “Beteja e Kosovës”.
Për ta vendosur këtë shtatore në atë vend ka vendosur asambleja komunale e Mitrovicës së Veriut në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur më 17 qershor.
Nga 19 asamblistë sa ka komuna e Mitrovicës së Veriut, në favor të vendosjes së kësaj shtatoreje kishin votuar 11.
Gëzim Alushi, këshilltar komunal nga AAK, ka thënë për KALLXO.com se kuvendi komunal i Mitrovicës së veriut ka vendosur për përmendoren e Car Lazarit në seancën e jashtëzakonshme dhe pa prezencën e përfaqësuesve të komuniteteve joserbe.
“Kuvendi Komunal na ka ftuar në seancën e jashtëzakonshme, ne komunitetet joserbe kemi vendosur që të shkojmë dhe ta kundërshtojmë vendimin. Pas kundërshtimit e kemi lëshuar seancën ndërsa asamblistët serbë pasi që i kanë numrat e kanë votuar dhe miratuar vendimin për përmendoren e Car Llazarit pa prezencën tonë”, tha Alushi.
Në komunikatën e komunës së Mitrovicës së Veriut të lëshuar pas mbajtjes së kësaj seance thuhet se ka qenë asamblisti i Listës Serbe Igor Simiq ai i cili e ka arsyetuar vendosjen e kësaj shtatoreje në qendër të Mitrovicës së Veriut.
Simiq citohet të ketë thënë se tani e 17 vite në Kosovë nuk ka ndonjë shtatore të Car Lazarit. Ai ka rikujtuar se një shtatore e tij që ka qenë në qendër të Gjilanit, është larguar e rrënuar në korrik të vitit 1999.
”Ne sot kemi nderin dhe kemi për obligim të përmirësojmë këtë padrejtësi, që popullit t’i dhurojmë atë që më parë i është privuar dhe me këtë gjest të shpaguhemi para paraardhësve tanë”, ka thënë Simiq.
Bashkë me bazamentin, shtatorja që pritet të përurohet më 28 qershor, ditën kur serbët shënojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës, do të jetë 10 metra e gjatë.
Mediat serbe raportojnë se në përurim pritet të vijë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Në këtë mbledhje, asamblisti nga PDK, Emir Azemi, citohet të ketë thënë se përfaqësuesit shqiptarë nuk do të marrin pjesë në votim pasi që ata nuk dëshirojnë të mbeten “peng i miteve të vjetra historike, por duan të jenë shembull i një shoqërie të ardhshme demokratike”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht