LAJMI I FUNDIT:

Hiroshima përkujton 71 vjetorin e bombardimit atomik (Video)

Hiroshima përkujton 71 vjetorin e bombardimit atomik (Video)

Mijëra njerëz janë mbledhur edhe sivjet në Hiroshimë për të shënuar 71-vjetorin e bombës së parë bërthamore në histori si pasojë e së cilës po atë ditë humbën jetën më shumë se 70.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, kur edhe ka rënë bomba bërthamore në këtë qytet japonez para 71 viteve, dhjetëra mijëra pjesëmarrës me një minutë heshtje dhe lëshimin e pëllumbave u shprehën nderime viktimave.

Katër muaj pas sulmit bilanci i të vrarëve ishte mbi 200.000. Nderimet, si edhe vitet e kaluara, u bënë në Parkun e Paqes në afërsi të vendit ku ishte qendra e sulmit. Në ceremoninë e përkujtimore për viktimat e kësaj katastrofe bërthamore ishte i pranishëm edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.


Në ditën e sotme para 70 viteve avioni ushtarak amerikan në Hiroshimë hodhi bombën atomike “Little Boy”, ndërsa tre ditë më vonë forcat aleate kryen edhe sulmin e dytë të ngjashëm me bombë “Fat Man” në Nagasaki. Në momentin e shpërthimit në Hiroshimë u vranë 70.000 persona, ndërsa në katër muajt e ardhshëm nga pasojat e sulmit bërthamor humbën jetën afër 200.000 persona. Është e pamundur të vërtetohet bilanci i pasojave të rrezatimit gjatë viteve në vijim.

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori