LAJMI I FUNDIT:

‘Hiqni pantallonat sepse do të testoheni për COVID-19’ – Në Kinë, shtupat bëhen në vrimën anale

‘Hiqni pantallonat sepse do të testoheni për COVID-19’ – Në Kinë, shtupat bëhen në vrimën anale

Mjekët kinezë në Pekin filluan provat e reja kur disa njerëz u infektuan me coronavirus. Ata pretendojnë se metoda e marrjes së shtupave nga vrima anale është shumë më e saktë, por jo të gjithë pajtohen me këtë lloj testimi…

Në Pekin, banorët po testohen për COVID-19 duke përdorur një metodë që ata pretendojnë se është më e saktë – shtupat anale.

“Virusi qëndron më gjatë në mostrat nga trakti tretës sesa tek ata nga trakti respirator”, shpjegoi Spitali Youan në Pekin, transmeton Telegrafi.


Në Kinë, ky lloj testimi është përdorur për një kohë të gjatë, kryesisht në grupet kryesore në qendrat e karantinës.

Për të mbledhur mostrat, shkopi duhet të futet në rektum në një thellësi prej tre deri në pesë centimetra dhe të kthehet disa herë. Shkopi vendoset më pas në enën e mostrës dhe i gjithë procesi zgjat rreth dhjetë sekonda.

Edhe pse mjekët pretendojnë se kjo është një metodë më e saktë, shumë nuk pajtohen.

‘Kjo metodë mund të jetë efektive, por është jashtëzakonisht poshtëruese’, është vetëm një nga komentet në rrjetin social kinez Weibo. /Telegrafi/