Hipnotizohu nga vetja!

Kur dëgjojnë fjalët hipnozë, apo hipnoterapi, njerëzit fillojnë të jenë pak skeptikë, të fillojnë pyetjet apo ndoshta të bëjnë edhe rezistencë ndaj diskutimit. Nga Fleura Shkëmbi, Psikologe dhe hipnoterapiste klinike
Ajo që dua të them është se transi (gjendja në të cilën hyjmë në hipnozë) është një gjendje shumë natyrale e trupit, në të cilën hyjmë shpesh gjatë ditës, që ju mund ta realizoni edhe vetë.
Çfarë doni të arrini? Duhet të jemi të qartë dhe specifik për qëllimin që kemi. Shkruani disa pika përpara se të filloni vetë-hipnozën. Shkruani çfarë doni të arrini ose ndryshimet që doni të bëni, të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qartësuar gjërat në mendje dhe qëllimet të jenë më specifike, më realiste dhe më të qarta. Fokusohuni në një qëllim të vetëm gjatë një seance transi.
Shkruani një plan Planifikoni farë do të thoni nga fillimi në fund. Mund të shkruani një skript të detajuar që do të ndiqni si pjesë të parapërgatitjes. Mundet thjesht të imagjinoni apo shkruani me detaje një lëndinë, një vend në buzë të detit, apo një kopsht me lule, ngjyrat e të cilave ju zbukurojnë pamjen.
Përsërisni qëllimet tuaja Shkruani sugjestione të ndryshme për çdo qëllim. Shprehni të njëjtin qëllim në mënyra të ndryshme. Kjo do të riforcojë sugjerimet dhe siguroj pranimin nga e pavetëdijshmja.
Krijoni vizionin tuaj Zhvilloni imagjinatën dhe simbolet tuaja për suport dhe vizualizoni qëllimet tuaja. Imagjinoni çfarëdolloj gjëje që doni të arrini. Bëheni si të vërtetë, si një kujtim por në të ardhmen. Lëreni imagjinatën të lirë por gjithmonë në aspekte pozitive.
Përdorni zërin tuaj Filloni seancën me zërin tuaj normal në një vend të qetë. Po ndërsa seanca vazhdon, uleni zërin dhe bëheni më të butë kur hyni në vetë hipnozë. Zëri kthehet në normalitet kur mbaron.
Relaksohuni Përdorni frymëmarrje të thellë dhe teknikën e relaksimit për t’u përgatitur për vetë hipnozë. Vetë fokusohuni së brendshmi dhe filloni të ndjeni ato që ndjeni. Lejoni mendje të qartësohet dhe qetësohet, por edhe nëse mendimet ju shqetësojnë apo vijnë dhe ikin në mendjen tuaj, përsëri procesi vazhdon derisa të fi llojnë të largohen prej teje dhe të mos jenë aq intensive sa në fillim. Kombino relaksimin fizik me Frymëmarrjen e Lehtë për të krijuar një Pushim Energjie. Marrja 1-3 minuta frymë në këtë mënyrë gjatë pushimit, ngre energjinë tënde mendore dhe fizike më lart.
Numëroni me numra zbritës Përdorni situata si zbritja e shkallëve, ashensorit, rrjedhjen e lumit në skriptet tuaja për të ndihmuar veten në vetë hipnozë. Numëro në mendje me numra zbritës ndërsa bëheni më të relaksuar. Në ndonjë moment do të këtë rezistencë nga brenda jush, veçanërisht kur filloni të aplikoni vetë hipnozën. Thjesht bëhu i vetëdijshëm për të dhe vazhdo. Do të funksionojë.
Bëje më të lehtë herën tjetër Gjatë fundit të transit përfshi disa sugjerime pas- hipnoze për të hyrë më lehtë herën tjetër në vetë hipnozë. P.sh. të memorizosh situatën e këndshme në të cilën mund të shikosh apo të imagjinosh dhe të marrësh me vetë gjithë ndryshimet e bëra apo relaksin e fituar. T’i sugjerosh vetes se sa herë do dëshirosh të hysh në trans aq më e lehtë do të jetë dhe aq më thellë do të shkosh.
Mbani ndër mend E pavetëdijshmja juaj nuk mund të bëjë dallimin midis asaj që është reale apo imagjinare, kështu që sa më shumë imagjinon një situatë ose ngjarje pozitive aq më të lehtë do ta kesh në të ardhmen për të arritur qetësinë brenda vetes, të ndihesh konfi dent dhe në kontroll të situatës.





















































