Hill vazhdon sot dëshminë e tij në Hagë, çka tha diplomati amerikan të hënën në Gjykatën Speciale?

I dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill do të vazhdojë sot dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Hill filloi dëshminë e tij dje ku tregoi se si kishte nisur të merrej me çështjen e Kosovës. Ai tha se kjo ishte kërkesë e ish sekretares amerikane, Madeline Albright që ia bëri atij në atë kohë.
"Së pari jam përfshirë [në çështjen e Kosovës] nga SHBA në maj të vitit 1998, mora telefonatë nga Madeline Albright që më kërkoi të merrja përsipër postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë, ku i raportoja sekretares së shtetit, Madeline Albright. E kuptova rolin tim që ne duhet të ofronim mbështetje dhe zgjidhje politike dhe duhet të ndihmonim të zbraznim forcat atje nga dhuna në rritje, jam përpjekur me kolegët që në fillim fare të mund të ndërtonim një plan autonomie në mënyrë që të rikthehej autonomia e Kosovës dhe në mënyrë të tillë që të kishte qeverisjen e vet. Kjo ishte pista kryesore që ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë", tha fillimisht ai.
Përveç kësaj, siç njofton KP, Hill sqaroi edhe takimin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova me Millosheviqin duke thënë se ky takim ishte kërkesë e ambasadorit, Holbrooke.


















































