LAJMI I FUNDIT:

Hijet turke mbi Evropë

Hijet turke mbi Evropë

Në 1683, një ushtri e madhe osmane hidhet në sulm ndaj kryeqytetit të Perandorisë së Shenjtë Romake. Bota e krishterë shpëtohet vetëm falë një frati venecian dhe një mbreti të guximshëm polak.

Një Vjenë në të cilën mbizotërojnë minaret e larta dhe ku flitet gjuha turke mund të duket kaq surreale, në kufijtë e fantazisë; por qyteti austriak rrezikoi më shumë se një herë për t’u bërë islamik. Gjatë Rilindjes, Perandoria Osmane mbizotëronte në Ballkan dhe për këtë arsye edhe sot shumë zona të gadishullit, si Bosnja, janë kryesisht muslimane.


Seria e parë e vërtetë turke drejt mureve të Vjenës ishte më 1529, nën drejtimin e Sulejmanit të Madhërishëm, por nuk pati fat. Një ushtri e madhe islame u përpoq sërish të ngjitej në Alpe në vitin 1664, por u mund nga Konti Raimondo Montocuccoli në Betejën e San Gottardos në lumin Rab, midis Austrisë dhe Hungarisë.

Përleshja përfundoi me një traktat paqeje njëzetvjeçare, midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë së Habsburgëve, por pa i shuar ambiciet turke. Sulltani shfrytëzoi armëpushimin e gjatë kufijtë perëndimorë për t’u përqëndruar në ato lindore, ku vazhdoi një konflikt i gjatë me persianët.

Pastaj, në vitin 1682, pasi siguroi paqen në Lindje, dhe pa pritur përfundimin e afatit të marrëveshjes së paqes, nisën përgatitjet për një mësymje të re kundër Vienës. Një shkak i mirë për të rinisur konfliktin nuk mungonte: si kuzhinetë mes Habsburgëve dhe osmanëve shërbente Hungaria, gjysmë e kontrolluar nga Austria dhe gjysmë nën sferën turke të influencës.

Durimi i një frati

Protestantët dhe komponentët e tjerë anti-Habsburgas të Hungarisë u bashkuan dhe, madje me ndihmën e konsiderueshme të osmanëve, kishin siguruar prej pak kohësh një pavarësi të pasigurt, e pritur keq nga Austria.

Sulltani Muhamedi IV urdhëroi mobilizimin e ushtrive të tij në janar të vitit 1682, por përgatitjet vazhduan për një kohë të gjatë. Kur, më 6 gusht, shpalli luftë, ishte kulmi i verës dhe iu desh ta shtyjë për pranverën e ardhshme. Forcat turke ishin të mëdha, midis 100 dhe 300 mijë burra të mbështetur nga një aparat masiv logjistik.

Vonesa rezultoi shumë e vlefshme për perandorin Leopoldi I, i cili kishte tashmë kohë për të fituar aleatë në kauzën e tij. Ai u mbështet nga puna e palodhur diplomatike e fratit Marco d’Aviano, dërguar nga Papa Innocenti XI, i cili vizitoi oborret evropiane për të formuar një Lidhje të re të shenjtë të krishterë.

Ai mori një refuzim të fortë nga sovrani i Francës, Luigji XIV, i cili kishte gjithçka për të fituar nga një dobësim i Perandorisë së Shenjtë Romake, pengesa kryesore për qëllimet e tij ekspansioniste në Gjermani. Në vend të kësaj, Marco d’Aviano arriti të merrte mbështetjen e mbretit të Polonisë, Jan III Sobieski.

Përpjekjet patën rëndësi të madhe për dy arsye: para së gjithash sepse nuk shkonin dhe aq mirë, sovranët e Polonisë dhe Austrisë, dhe së dyti sepse Sobieski mund të hidhte në fushëbetejë një nga fuqitë kryesore ushtarake të kohës.

Më 1 prill 1683, ushtria otomane më në fund filloi marshimin e ngadaltë drejt Vienës. Ajo u parapri nga një pararojë prej 40 mijë kalorësish Tartarë, me detyrën e mbajtjes nën kontroll të lëvizjeve të ushtrisë së Habsburgëve dhe terrorizimit të popullsisë lokale; ata i kryenin detyrat e tyre me kujdes të veçantë, paga e tyre ishte e lidhur ekskluzivisht me plaçkitjen. Ushtria e krishterë, e udhëhequr nga Duka Charles V nga Lorraine, mund të bënte shumë pak për të frenuar një forcë që tashmë ishte dyfishi i madhësisë së vet dhe u tërhoq.

Vjena do të mbrohej nga Konti Ernst von Starhemberg, i ndihmuar me aftësi nga Kryetari i Liebenbergut: 11,000 ushtarë dhe 5.000 persona me 300 armë duhej të rezistonin me çdo kusht, për t’i dhënë kohë ardhjes së përforcimeve.

Ajo që vjenezët mbanin tashmë, ishte një mozaik forcash që përfshinte, përveç kalorësisë së Habsburgëve e mbetur jashtë mureve dhe ushtrisë së lartpërmendur polake, ushtarët e shteteve të mëdha gjermane dhe madje Dukatit të Madh të Toskanës, si dhe vullnetarë të shumtë.

Më 14 korrik, osmanët e shihnin qytetin me sy të lirë, ose më mirë atë që kishte mbetur prej tij: një ditë më herët, vjenezët i kishin vënë zjarrin ndërtesave pranë mureve, për të lejuar një fushë më të gjerë zjarri për artilerinë e tyre.

Mbrojtja e qytetit, edhe pse jo e plota, ishte moderne dhe e frymëzuar nga rregullat e reja të diktuara nga arkitektët ushtarakë italian: një rrugë-mur mbushur me maja shigjetash,  për të favorizuar goditjet e topave vjenezë dhe për të bërë joefektive ato të kundërshtarit.

Sulltani ishte ndalur në Beograd me të gjitha bagazhet e tij të mëdha (200 karroca vetëm për haremin), duke lënë komandën absolute në duart e vezirit të madh Kara Mustafa. Artileria që pasonte ushtrinë osmane ishte e mesme ose e lehtë, e pamjaftueshme për prishjen e mureve të Vienës. Kara Mustafait iu bë shumë shpejt e qartë se përplasja do të ishte e gjatë dhe rraskapitëse, dhe se roli kryesor do të luhej nga inxhinierët. Ushtria e tij kishte një eksperiencë të gjatë rrethimesh.

Pasi identifikuan pjesën më të rrezikuar të mureve, jeniçerët u vendosën në fushim dhe menjëherë filluan veprat e afrimit: një seri llogoresh gjarpëruese, të quajtura Paparalelerallel, që do të mundësonin sulmin e mbrojtur ndaj qytetit. Në vetëm dy javë, turqit kishin arritur hendekun e jashtëm, por tashmë prej disa ditësh ishin gati “minat” e tyre, tunele të gërmuara për të mundësuar futjen e barutit nën themelet e mureve.

Një agoni i ngadaltë

Shpërthimi i parë ndodhi më 23 korrik dhe të tjerët vazhduan çdo ditë. Në gusht, luftimet morën një ritëm të pamëshirshëm metodik: në mëngjes bombardonin topat turq, në mbrëmje shpërthenin minat dhe natën nisnin sulmet.

Por edhe mbrojtësit ishin organizuar në mënyrë efikase. Krahas ushtrisë ishin edhe skuadra të qytetarëve, dhe nuk mungonte as kontributi i grave, të cilat dalloheshin në gërmimin e llogoreve. Zgjatja e luftimeve vinte fort në provë vienezët: radhët reduktoheshin dhe dizenteria i kishte rraskapitur forcat. Pas një fazë fillestare në të cilën u tentuan edhe sulmet, mbrojtësit filluan edhe ata të ndjekin një model të përsëritur: çarjet mbylleshin me barrikada të improvizuara, dhe aty është pritur sulmi turk, i cili, edhe pse sprapsej çdo herë, shkaktonte një kosto të lartë jetsh njerëzore.

Frytet e para të taktikë së metodës rrethimit u morën në fillim të shtatorit, kur mina më të fuqishme se zakonisht shkatërruan pjesë të mëdha muresh, mes rrënojave të të cilave shkonin dhe sulmonin turqit. Me një këmbë tashmë pothuajse brenda në qytet, fitorja dukej një çështje ditësh; por edhe në mesin e osmanëve paguhej çmimi i një rrethimi rraskapitës. Maturia e Kara Mustafait nuk mbështetej nga të tijtë, që nuk e fshihnin padurimin: e gjithë fuqia punëtore ishte angazhuar për të përshpejtuar përparimin e veprave të rrethimit, duke e lënë vendfushimin e madh praktikisht pambrojtur.

Në 7 shtator, ushtritë e Lidhjes së shenjtë ishin mbledhur tashmë pak kilometra larg qytetit, të gatshme për të ndërhyrë. Jan Sobieski kish udhëhequr njerëzit e tij në një marshim të jashtëzakonshëm, duke bërë për 12 ditë 320 kilometrat që e ndanin nga Viena. Po kështu, luftëtarët tartarë duke mos marrë plaçkë, dhe prej mosmarrëveshjeve me Kara Mustafanë, e kishin braktisur luftën.

11 shtatori i Vienës

Në 11 shtator, vetëm pyjet në veri të Vjenës ndanin ushtrinë turke nga ajo e kristianëve. Gjahtarët ekspertë austriakë ndihmonin kolonat e Lidhjes që të afroheshin. Ditën tjetër, sapo u shfaqën armiqtë, Kara Mustafai mblodhi shpejt e shpejt disa mijëra burra dhe urdhëroi një sulm të improvizuar, me shpresën që të bllokonte të krishterët.

Beteja shpërtheu pranë Danubit para se ushtritë të rreshtoheshin tërësisht. Armata gjermane nisi të sprapsë ngadalë turqit, duke ndeshur rezistencë të fortë. Deri në 4 të pasdites, më në fund u shfaq ushtria polake nga pylli. Kara Mustafai kish arritur më në fund të nxirrte të gjithë forcat në një vijë 6 km të gjatë, ndërsa vetëm jeniçerët vazhdonin një sulm të dëshpëruar mbi qytetin.

Sobieski udhëhoqi personalisht 3000 luftëtarët e tij bashkë me 20 mijë të tjerë, në atë që do të mbahet mend si mësymja më e madhe e kalorësisë në histori. Efekti mbi ushtrinë turke ishte shkatërrimtar.

Krahu i djathtë i ushtrisë osmane ishte dobësuar nga gjermanët dhe mësymja e kalorësisë polake kish krijuar një të çarë, duke rrezikuar anashkalimin e të gjithë reshtimit të myslimanëve.

Kara Mustafai u përpoq të vërë rregull në rreshtimin e ushtrisë së tij, duke kërkuar më kot kokën e truprojës së tij. E mbetur pa asnjë mundësi rezistence, armata e tij u shpërbë. Në 6 të mbrëmjes beteja u shua përreth Vienës, që nuk do të kërcënohej më kurrë nga turqit.

Me të hyrë në Beograd, Kara Mustafai u mbyt me litar mëndafshi nga jeniçerët, të cilët e konsideronin fajtor për atë që ndodhi. Koka e tij iu dërgua Sulltanit në një valixhe të kushtueshme të kadifenjtë./ Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori