Sezoni më i keq i Karim Benzemas me Ral Madridin është ky i fundit, ku ka shënuar vetëm tetë gola në 33 ndeshje.

Ai ka gjetur vetëm katër herë rrjetën në kampionat, gjë që i ka irrituar tifozët që vazhdojnë ta fishkëllejnë, mediat po ashtu e sulmojnë, ndërsa në krahun e tij ka vetëm një njeri, trajnerin Zinedine Zidane.


Sipas AS që ka bërë një krahasim, Gonzalo Higuain, del një nivel  më lartë se ai.

GettyImages 930069776 Karim Benzema . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Benzema  ka shënuar 44 gola më pak se Higuain, prej se të dy luajnë në klube të ndryshime.

Që nga viti 2013, vit në të cilin rrugët e Gonzalo Higuain dhe Karim Benzem u ndanë, argjentinasi u transferua në Itali për t’i hapur rrugë francezit te Reali.

Higuain ka shënuar 145 gol, ndërsa Benzema vetëm 101 duke bërë që Los Blancos të ndejnë keqardhje për largimin e 30-vjeçarit argjentinas.

GettyImages 133944025 Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Lojtari që mban veshur fanellën e Realit në statistika arrin të shënojë vetëm 1/3 e golave të argjentinasit këtë sezon.

Sipas AS përvec Higuain edhe Morata dhe Mariano, janë më mirë këtë edicion, pasi Benzema shënon çdo 287 minuta. /Telegrafi/

telegrafi sport app