LAJMI I FUNDIT:

‘Hidrodrini’ nis ndëshkimet e borxhlinjve, shkyç edhe KOSTT-in dhe Postën në Pejë

‘Hidrodrini’ nis ndëshkimet e borxhlinjve, shkyç edhe KOSTT-in dhe Postën në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” – Pejë, ka filluar aksionin e shkyçjeve në territoret që mbulon.

Inspektorët rajonal të KRU ‘Hiodridrini’ të asistuar edhe nga Policia e Rajonale e Pejës kanë filluar sot zbatimin e masave të shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, por sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.


“Janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i  KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5”, vijon njoftimi.

Shkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës.

“Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinj, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletëpagesa bankare në vendngjarje”.

KRU ‘Hidordrini’ thotë se aksioni do të vazhdojë në baza ditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori