LAJMI I FUNDIT:

Hibrid: Keqinformimet për dhurim pasurie, BBVA, punësimin në Gjermani – ishin temat mbi të cilat u bë keqinformim gjatë marsit

Hibrid: Keqinformimet për dhurim pasurie, BBVA, punësimin në Gjermani – ishin temat mbi të cilat u bë keqinformim gjatë marsit

Gjatë muajit mars 2023 temat mbi të cilat janë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese janë për dhënie të pasurisë, programin “Big Brother Vip Albania”, punësimin në Gjermani, kryeministrin e vendit Albin Kurti, vrasje, pretendime të pabaza se serbët janë nën presion të institucioneve të Kosovës dhe tema tjera.

Këtë e bënë të ditur raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin mars të vitit 2023 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info.

Sipas raportit, temat mbi të cilat më së shumti janë krijuar dhe shpërndarë publikime keqinformuese nga media të ndryshme janë ato për çështjet sociale.


Tutje në raport thuhet se tema kryesore në fushën sociale janë disa artikuj të raportuar si mashtrim, ku përmes fotografive false krijohen rrëfime të trilluara se persona të ndryshëm po dhurojnë pasuri.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se temat politike, edhe gjatë këtij muaji, janë në vendin e dytë në kontekst të zhvillimeve politike e të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë për disa pretendime pa fakte të mediave në gjuhën serbe për presion e sulme të organizuara nga Kosova kundër komunitetit serb, keqinformime për kryeministrin Kurti etj.

“Numri më i madh i publikimeve keqinformuese kanë marrë vlerësime ‘Clickbait’ me 27 për qind, e cila pasohet nga kategoria ‘Dezinformatë’ me 26 për qind.

Gjithashtu në raport thuhet se si rezultat i monitorimit të llojeve të publikuesve të keqinformimit, ky muaj karakterizohet nga fakti se mediat reale dhe faqe/grupe/profile të ndryshme në mediat sociale kanë publikuar më së shumti përmbajtje keqinformuese dhe atë në përqindje të njëjtë (45 për qind secila prej këtyre dy llojeve të mediave) gjatë muajit mars 2023.

Në muajin mars institucioni më i përfolur ka qenë Policia e Kosovës nga mediat në gjuhën serbe ndërlidhur me zhvillimet në veri, ndërsa figura më e përfolur mbetet edhe për këtë muaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky raport është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.

Të dhënat e monitorimit për këtë periudhë njëmujore tregojnë se mediat reale, mediat sociale dhe portalet e dyshimta kanë shpërndarë më së shumti keqinformime për dhe rreth Kosovës në kategorinë clickbait me 27%, dezinformatë me 26 për qind dhe mashtrim 14 për qind. Vlerësime “Clickbait” kryesisht kanë marrë keqinformimet për kronikën e zezë dhe çështjet sociale, si vrasje, zhdukje, protesta, shëndeti i fëmijëve, punësimi në Gjermani, punëtorët etj. Artikujt keqinformues të kategorizuar si “Dezinformatë” i përkasin fushës sociale në të cilat trajtohen punësimi në Gjermani dhe Zvicër, diaspora në Zvicër, transporti rrugor, programi “Big Brother Vip Albania” dhe çështje të sigurisë lidhur me veriun e Kosovës, derisa nuk kishte publikime keqinformuese në fushën politike. Edhe në kategorinë vlerësuese “Mashtrim” kanë mbizotëruar temat sociale.

Gjatë këtij muaji (mars 2023), temat kryesore mbi të cilat mediat kanë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese janë për dhënie të pasurisë, programin “Big Brother Vip Albania”, punësimin në Gjermani, kryeministrin Kurti, vrasje, pretendime të pabaza se serbët janë nën presion të institucioneve të Kosovës dhe tema tjera. Edhe ky muaj, sikurse muaji paraprak (shkurt 2023), karakterizohet nga shpeshtësia e temave sociale, ndërsa kishte dukshëm më pak për veriun e Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse temat politike janë në vendin e dytë menjëherë pas çështjeve sociale. Pothuajse të gjitha keqinformimet për çështje sociale janë publikuar në gjuhën shqipe, kryesisht nga mediat sociale dhe më pak nga mediat reale dhe portalet e dyshimta, ndërsa artikujt me përmbajtje politike janë publikuar nga mediat në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se fushat kryesore të keqinformimit janë çështjet sociale me 36%, politika shumë më pak me 16% dhe kronika e zezë me 14%.

Mediat reale me 45% dhe mediat sociale me 45%, po ashtu, kanë publikuar numrin më të madh të përmbajtjeve keqinformuese për këtë periudhë njëmujore monitoruese prej 90% gjithsej, ndërsa portalet e dyshimta kanë publikuar 10% të këtyre përmbajtjeve. Prej mediave reale, shumica dërrmuese e tyre janë në gjuhën shqipe për kronikë të zezë dhe çështje sociale më së shumti, si dhe dukshëm më pak artikuj keqinformues për politikë. Ndërsa, mediat reale në gjuhën serbe kanë krijuar dhe shpërndarë artikuj vetëm për çështje politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit lidhur me zhvillimet në Kosovë. Sa i përket mediave sociale, në Facebook janë shpërndarë më së shumti keqinformime prej 69%, e cila pasohet nga TikTok me 25%, si dhe Twitter e Reddit me 3% secila prej tyre. Pothuajse të gjitha publikimet në media sociale janë në gjuhën shqipe, në të cilat mbizotërojnë keqinformimet për temat sociale, pasuar nga showbiz, politika, siguria dhe moti. Sipas monitorimit, 81% e publikimeve janë publikuar nga mediat në gjuhën shqipe, 16% nga ato në gjuhën serbe dhe 2% nga media në gjuhë të tjera (anglisht dhe rusisht).

Institucioni më i përfolur, gjatë muajit mars 2023, është Policia e Kosovës nga mediat në gjuhën serbe, në pretendimet e tyre të pavërteta se qytetarët serbë në Kosovë janë nën presion dhe kërcënim të Policisë së Kosovës. Prej personaliteteve, edhe këtë muaj, kryeministri Albin Kurti është më i përfoluri për çështje politike dhe të sigurisë nga mediat në gjuhën shqipe dhe serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori