Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka njoftuar se tani po e zgjeron biznesin e saj edhe jashtë kufijve të Kosovës. Sot, HIB Petrol po e bën inaugurimin e pikës së parë në Shkup.
Investimi i ri nga HIB është pika e re e shitjes me pakicë të derivateve nga udhëheqësi i tregut në Kosovë, ndërsa përveç furnizimeve me produktet e ndryshme të derivateve nga HIB, në pikën e re është edhe restorani modern me vendparkimet e bollshme, si dhe marketi dhe shërbimet tjera përcjellëse, sipas modelit bashkëkohor të pikave të HIB kudo nëpër Kosovë.
“HIB Petrol është kontribues i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, si për nga numri i madh i të punësuarve dhe ndikimit pozitiv të cilin e krijon vazhdimisht në ekonominë e vendit tonë. Mirëpo, potenciali ynë është të shndërrohemi në lider rajonal dhe që vlerën e krijuar në treg ta zgjerojmë edhe përtej kufijve të Kosovës, sidomos në vendet fqinje në rajon, ku mund ta rrisimin punësimin dhe kontributin për ekonominë lokale dhe banorët shqiptarë, të cilëve u hapen mundësi të reja punësimi e zhvillimi” ka thënë Kujtim Bucaliu, nga korporata HIB.
HIB është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, e cila ka mbi 1200 të punësuar në gjitha njësitë e biznesit të saj, ndërsa zgjerimi i saj edhe në Maqedoninë e Veriut nënkupton mundësi të reja të zgjerimit rajonal për HIB si dhe rritjen e ndikimit në punësim dhe zgjerim të biznesit edhe në ekonomitë rajonale.
Hapja zyrtare e pikës së re në Shkup, rruga për Prishtinë është bërë sot në ora 8:00 në mëngjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë