LAJMI I FUNDIT:

HIB vazhdon zgjerimin, hap pikën e re në hyrje të kryeqytetit, në Veternik

HIB vazhdon zgjerimin, hap pikën e re në hyrje të kryeqytetit, në Veternik

Korporata HIB Petrol ka njoftuar se po e vazhdon zgjerimin e saj në treg me pika të reja moderne të derivateve, restoranteve dhe marketeve.

HIB Petrol nesër do ta hapë zyrtarisht pikën e saj të radhës në kryeqytet, përkatësisht në lagjen Veternik, në hyrje të Prishtinës, magjistralen Prishtinë-Gjilan. Hapja zyrtare e pikës së re do të bëhet të hënën më 28 dhjetor, prej orës 8:00 në mëngjes.

Pika e re e HIB Petrol sjell standardet më të reja të shitjes me pakicë të derivateve, ndërsa ofron edhe prezencën më moderne zingjirit të saj të marketeve, restoranteve, autolarjeve dhe shërbimeve tjera të ndërlidhura.

“Pikat e HIB janë destinacion i rëndësishëm ditor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe me zgjerimin e rrjetit tonë edhe me pikën e re në Veternik ne duam që të jemi sa më afër konsumatorëve tanë dhe komunitetit lokal, për të ofruar cilësinë më të mirë të derivateve, si dhe përvojën më të mirë të blerjeve, në çdo kohë” ka thënë Visar Bytyqi, drejtor ekzekutiv në korporatën HIB.

Për shumë vite rresht, HIB Petrol udhëheq tregun e derivateve me shumicë dhe pakicë në Kosovë. Ka mbi 1300 të punësuar dhe në baza vjetore njihet si kontribuuesi më i rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë.

“Ky është një investim i rëndësishëm kapital, i cili përveç se do të shtojë vende të reja pune, do të jetë vlerë e shtuar për këtë pjesë të qytetit dhe standard i ri për tregun, të cilin HIB Petrol e udhëheq për shumë vite me radhë” ka thënë më tej Bytyqi.

Për më shumë informata, luteni të na kontaktoni në info@hibpetrol.com.