LAJMI I FUNDIT:

HIB Petrol shënon 30 vjetorin e themelimit

HIB Petrol shënon 30 vjetorin e themelimit

Në ndejën e fundvitit me gazetarë që ka organizuar korporata HIB Petrol në tridhjetë vjetorin e themelimit, u tha se sukseset dhe arritjet e kësaj kompanie janë bërë falë bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira me mediat, partnerët afaristë si dhe me konsumatorët.

Pronari i HIB Petrol, Ibrahim Bucaliu, tha se bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm për çdo biznes, dhe porositi për vazhdimin e një bashkëpunimi të tillë të suksesshëm edhe në të ardhmen.


“Si themelues i korporatës gjithmonë jam munduar të ndërtoj marrëdhënie të shëndosha me konsumatorët dhe partnerët afaristë”, tha Bucaliu.

Në fund u lansua një video ku tregon sukseset e kësaj kompanie gjatë këtyre tridhjetë vjetëve. /Telegrafi/