Siç shkruan në numrin e sotëm Koha Ditore, një varg shkeljesh në tenderët e KEK-ut janë duke u hetuar, ndërkohë që në hetimet në PTK janë të përfshirë edhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Zhvillimin e hetimeve ndaj këtyre menaxherëve e kanë konfirmuar zyrtarët nga këto dy ndërmarrje dhe zyrtarët e SHPK-së.

Disa ditë më parë policia ka arrestuar drejtorin e Aeroportit të Prishtinës, Afrim Aziri, shefen e Zyrës së Prokurimit në këtë ndërmarrje, Vlora Ferizi, të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën e tyre, dhe pronarin e kompanisë “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj, i cili kishte fituar 17 tenderë në Aeroport.