Prokurori, Arian Gashi po heton ish-shefin e Agjencisë, Agron Selimajn, inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjanin, zëvendësdrejtorin e AKI-së, Latif Merovcin, drejtorin e Departamentit të Inspektimeve, Gazmend Isufin, dhe drejtorin e departamentit të mbikëqyrjes teknike, Selami Hashanin. Mes krimeve që dyshohet se kanë kryer ata, është edhe një tender i dyshimtë për firmën e djemve të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj dhe katër zyrtarë tjerë të lartë po hetohen nga Prokuroria për një seri veprash penale.
Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, cenimi i marrëdhënies së punës, ushtrimi i ndikimit, shantazh, moslajmërim i veprave penale, fotografim dhe incizim i paautorizuar.
Hetimet i ka nisur prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Arian Gashi bazuar në një kallëzim penal që ka bërë Naim Ibrahimaj, ish-shef i Departamentit të auditimit në AKI.
Prokuroria po heton ish-shefin e Agjencisë, Agron Selimajn, inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjanin, zëvendësdrejtorin e AKI-së, Latif Merovcin, drejtorin e Departamentit të Inspektimeve, Gazmend Isufin, dhe drejtorin e departamentit të mbikëqyrjes teknike, Selami Hashanin.
Mes krimeve që dyshohet se kanë kryer ata, është edhe një tender i dyshimtë për firmën e djemve të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Insajderi ka siguruar dosjen hetimore si dhe një shkresë të prokurorit, Arian Gashi drejtuar Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së. Në këtë shkresë zbulohet hetimi i Prokurorisë kundër krerëve të AKI-së. Hetimi ka nisur bazuar në një kallëzim penal të ushtruar nga Naim Ibrahimaj, i larguar nga puna. Në të përmenden detaje se si AKI në mënyrë të kundërligjshme e ka përgjuar dhe vëzhguar Ibrahimajn dhe dy kolegët e saj, Zana Uka dhe Bekim Rerxhepi.
Ibrahimaj pretendon se shefat e Agjencisë së Inteligjencës i kanë bërë presion me qëllim që ai mos t’i përmend në raport të auditimit keqpërdorimet financiare. Ai po pretendon gjithashtu se krerët e AKI-së me qëllim të shantazhimit e kanë akuzuar atë se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vartëse të tij.
Mirëpo, të dy ata kanë kërkuar sqarime dhe kanë ngritur padi për këtë akuzë të cilën e kanë cilësuar si shantazhuese.
Në janar të vitit të kaluar, Insajderi kishte raportuar për keqpërdorimet e shumta në AKI. Mes rasteve më të mëdha ishte një tender i paligjshëm për kompaninë “Makcar”.
Institucioni që kishte varësi nga ish-kryeministri, Isa Mustafa dyshohej se kishte kurdisur një tender për djemtë e tij, Besikun dhe Arbenin. Bëhej fjalë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, që ia ka dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMW X5. Tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës, ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia kishte dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë.
Kompania e udhëhequr nga djali i Mustafës, Besniku, në tetor të vitit 2015 kishte fituar sërish tenderin për riparimin e veturës së njëjtë, BMW X5.
Kjo veturë pas anulimit të tenderit nga Zyra e Kryeministrit, i është dhënë në shfrytëzim Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, një institucion në vartësi të kryeministrit Mustafa.
Insajderi kishte zbuluar se shteti sërish kishte kontraktuar kompaninë e djemve të ish-kryeministrit për riparimin e kësaj veture.
Kontraktimi për herën e dytë ishte bërë pikërisht më 28 tetor 2015, kur ish-kryeministri Isa Mustafa kishte kumtuar publikisht lajmin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ku kishte thënë se “nga kjo do të përfitojnë Kosova dhe qytetarët e saj”.
Disa muaj pas anulimit të tenderit të ZKM-së me kërkesë të vetë kryeministrit Mustafa, tenderi për riparimin e ndërruesit të shpejtësive për të njëjtën veturë të blinduar BMW X5 i është dhënë firmës së djemve të tij nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Herën e parë çmimi i tenderit të shpallur nga Zyra e kryeministrit, ishte 2 mijë e 946 euro. Herën e dytë, ka arritur në 12,133.37 euro. Pos katërfishimit të çmimit për të njëjtin defekt, të të njëjtës veturë, sipas Auditorit të Brendshëm të AKI-së, tenderi është dhënë në mënyrë të paligjshme.
Nuk ishin pranuar tri oferta siç parashihet me Ligjin për prokurim publik dhe se kompania “Makcar”, sipas auditorit në kohën e marrjes së tenderit nuk ishte e autorizuar nga BMW-ja për të kryer riparime.
Për këtë tender me shkelje kanë qenë të njoftuar ish-drejtori i AKI-së, Agron Selimaj dhe inspektori, Shkelzen Sopjani. Ishte njoftuar edhe vetë ish-kryeministri me anë të një letre zyrtare dërguar nga Punonjësit e Departamentit të Auditimeve në AKI.
Sipas kësaj letre që ka siguruar Insajderi, Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani i cili është i obliguar të mbikëqyr punën e Agjencisë, ka qenë i njoftuar paraprakisht.
Por, në vend që të parandalojë një tender me shkelje ligjore, ai ka bërë presion në Zyrën e Prokurimit që tenderi t’i jepej vëllezërve Mustafa në mënyrë që “t`i ndreqte raportet me kryeministrin”.
Insajderi kishte siguruar dy versionet e raportit të auditimit. Atë me shkelje që është dorëzuar nga auditorët tek inspektori i Përgjithshëm, dhe versionin e censuruar nga ai, që i është dërguar kryeministrit dhe presidentit. Raportet janë klasifikuar nga AKI-ja si dokumente sekrete.
Nga versioni final është hequr rasti i tenderit të dyshimtë për riparimin e veturës. Heqja e kësaj pjese, sipas auditorëve ka pasur qëllim, ndreqjen e raporteve me kryeministrin, ani se në dëm të parasë publike.
“Arsyetimi verbal i z. Sopjani ka qenë se duhet të hiqet kjo e gjetur për shkak se ‘kjo na shërben që t’i rregullojnë raportet personale me Kryeministrin’”, thuhej në letrën e auditorëve.
Në raportin e auditimit për vitin 2015, versioni i pa censuruar nga inspektori i Përgjithshëm, Shkelzen Sopjani, dëshmohet keqpërdorimi i parasë publike në interes të djemve të kryeministrit.
Në kapitullin “Kategoritë e veçanta të shpenzimeve”, sqarohet se më legjislacionin e aplikueshëm është paraparë që 40% e Buxhetit të Përgjithshëm të AKI të shfrytëzohet për nevoja operative.
Sipas procedurave të brendshme të AKI-së fondi special operativ përgjithësisht përdoret për shpërblim të burimeve të informacionit, shpenzim për sigurim informacioni, mbulimin e shpenzimeve të burimeve të informacionit, shpenzimet e automjeteve konspirative, blerjet e objekteve, pajisjeve speciale operative dhe automjeteve konspirative etj.
Gjatë vitit 2015, AKI ka shpenzuar 925,294.30 euro për operacione. Për këto shpenzime nuk ka të dhëna specifike.
Në kuadër të këtyre shpenzimeve është futur edhe riparimi i veturës BMW X5. Tenderi i dhënë për këtë veturë, nga auditorët është vlerësuar me shkelje për shkak të eliminimit të konkurrencës së barabartë.
“Gjatë testimit të blerjeve të realizuara nga Fondi Special Operativ, kemi gjetur së në lëndën që ka të bëje me ‘riparimin dhe servisimin e veturës se blinduar BMW X5’ në shumë prej 12,133.37 eurosh, procedura e blerjes është realizuar vetëm më një Operator Ekonomik me arsyetimin se Operatori Ekonomik është i vetmi i autorizuar për ofrim të shërbimeve të kërkuara”, thuhet në raportin e Auditimit.
Auditorët kishin treguar se gjatë procesit të auditimit është konstatuar se dokumenti në të cilin është thirrur AKI, është lëshuar nga një Kompani e cila nuk ka qenë e autorizuar. Pra, bëhet fjalë për kompaninë “Makcar”.
“Gjithashtu në bazë të dokumentit operatori ekonomik ende është në proces të licencimit”, konstatohet në raport.
Auditorët tregonin se eliminimi i konkurrencës së barabartë ndërmjet operatorëve ekonomik është bërë, për shkak të mos vlerësimit të duhur të dokumentacionit të ofertës nga Komisioni i vlerësimit të ofertave.
“Eliminimi i konkurrencës se barabartë ndërmjet operatorëve ekonomik paraqet rrezik që AKI të ketë humbje financiare, mungesë të cilësisë në ofrimin e shërbimeve si dhe ngritjen e dyshimeve për favorizim të kompanive të caktuara”, shkruan në raport.
Auditorët i kanë rekomanduar drejtorit të AKI-së që të sigurohej se është bërë vlerësimi i duhur i ofertave më qëllim të eliminimit të dyshimeve për favorizim të ndonjë kompanie.
Këto shkelje në tenderin për veturën dhe shkelje tjera, përfshirë “persekutimin” e auditorëve nga ana e Inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjani, auditorët ia kanë shprehur presidentit dhe kryeministrit me anë të një letre.
Në letrën e siguruar nga Insajderi përmendej presioni mbi anëtarët e komisionit përzgjedhës nga Shkelzen Sopjani, drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj dhe drejtoreshën e Administratës që tenderi t’i jepet djemve të kryeministrit.
“Sa i përket të gjeturës që ka të bëjë me riparimin dhe servisimin e veturës se blinduar BMW X5, anëtarët e komisionit përzgjedhës në AKI, kanë deklaruar që z. Shkëlzen Sopjani se bashku me Drejtorin e AKI dhe Drejtoreshën e Administratës, kanë bërë presion që kontrata të lidhet më një kompani të caktuar pa i respektuar fare procedurat”, thuhej në këtë letër.
“Arsyetimi i tyre ka qenë se kjo kompani është e vetmja kompani e autorizuar për ofrimin e shërbimeve të tilla edhe pse në dokumentacionin e dorëzuar nga kjo kompani figuron se është në proces të pajisjes me autorizim”, thuhet më tej.
Ani se Selimaj ishte i njoftuar se dy kompani tjetra janë të autorizuara për këto shërbime, ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim parandalues të korrupsionit.
Auditorët kanë thënë në letër se keqpërdorimi mund të dëshmohet me dosjen e blerjes dhe nga dëshmia e Kryesueses së këtij komisioni, Sherije Jashari, e cila si kryetare e komisionit, dy herë e kishte anuluar procedurën e përzgjedhjes së Operatorit Ekonomik, për shkak se nuk janë respektuar procedurat sipas Rregullores nr. 45, datë 29.01.2014 për mënyrat dhe Procedurat e shpenzimit të mjeteve nga Fondi Special Operativ në AKI.
Megjithkëtë, Selimaj kishte dërguar shkresë që të procedohej me nënshkrimin e kontratës me kompaninë e vëllezërve, Mustafa.
“Pas një shkrese të dërguar nga Drejtoresha e Administratës se kompania në fjalë nuk është e autorizuar për ofrimin e këtyre shërbimeve… një për vazhdimin e kësaj procedure është dhënë nga Drejtori i AKI”, shkruan në letër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët