LAJMI I FUNDIT:

Hetim kundër 13 personave për sulm ndaj një zyrtari në Strumicë, 30 ditë paraburgim për pesë nga to

Hetim kundër 13 personave për sulm ndaj një zyrtari në Strumicë, 30 ditë paraburgim për pesë nga to
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 13 personave për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Siç ka njoftuar Prokuroria Publike, të gjithë të dyshuarit së bashku, më 18 gusht kanë sulmuar një zyrtar – kriminalistët në MPB-SPB Strumicë. Zyrtari teknik ka dalë në terren, në fshatin Banicë, për të foto-dokumentuar shporta me bletë, të cilat janë denoncuar për veprën penale “vjedhje”.

Të dyshuarit fillimisht kanë filluar të godasin veturën e policisë me shkopinj druri, shufra metalike dhe sende të tjera. Në një moment, derisa zyrtari po tentonte të identifikohej, njëri nga të dyshuarit ka hapur derën e shoferit, i ka marrë me forcë kartën e identifikimit dhe celularin dhe më pas ka filluar ta godasë me grusht në kokë dhe në trup.


Më pas kanë nxjerrë nga automjeti i tij zyrtarin, e kanë shtyrë në tokë dhe kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe sende të ndryshme. Në të është bashkuar edhe një i mitur, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë e veçantë. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar disa lëndime të rënda.

Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë ka marrë vendim për të cilin pesë të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori