LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë shqiptarë të Londrës shpëtuan 130 vetë nga sulmuesit (Video)

Heronjtë shqiptarë të Londrës shpëtuan 130 vetë nga sulmuesit (Video)

Mark Stembridge lavdërohet si hero nga shtypi britanik, pas terrorit në “Urën e Londrës” dhe në “Borough Market”.

Pronari i një bar-restoranti në këtë lagje të kryeqytetit anglez arriti të shpëtojë 130 vetë nga histeria e agresorëve në rrugë, duke i strehuar në kafenenë e tij.

Stembridge sqaron se stafi i vet, gjysma e të cilit janë ish-ushtarakë nga Shqipëria, i kanë tërhequr njerëzit brenda nga veranda e barit, ndërkohë që drejt strukturës janë parë të vraponin personat e armatosur. Stembridge ia faturon 3 punjonësve të tij shqiptarë meritën e faktit që situata nuk shkoi më keq.


“Ishim me fat që pjesëtarë të stafit janë ish-ushtarakë. Ata e ruajtën mjaft mirë qetësinë. Kishim rreth 130 njerëz jashtë në verandë e i tërhoqëm të gjithë brenda. U siguruam që të ishin që të gjithë jashtë rrezikut. Ishin 3 tipa të armatosur jashtë, që erdhën duke bërtitur me të madhe, por hezituan të vepronin, kur panë që ne ishim në njëfarë mënyre të organizuar, e ndërruan drejtim. Ata zbritën poshtë urës duke shkuar drejt një tjetër bari”, thotë pronari.

Stembridge u drejtoi edhe një apel autoriteteve, që pronarët e bareve dhe restoranteve të stërviten më shumë për të tilla situata, ndërsa mendon gjithashtu se në klimën e krijuar, prania policore duhet të jetë më e madhe, transmeton tch.

Britania është përballur me 3 sulme në 3 muaj dhe në të gjitha rastet, terrorizmi ka goditur ato që njihen si “shënjestra të buta”. Disa njerëz, – thonë ekspertët, – kanë filluar ta konsiderojnë këtë lloj dhune si normalitetin e ri, e kjo është pikërisht ajo çfarë kërkojnë xhihadistët të arrijnë me goditje të tilla të ulëta në mbarë Evropën.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori