Hernanes pranë Lazios

“Takimi i mbajtur dje mes presidentit të Sao Paulos dhe drejtorit të Lazios Igli Tare shkoi mirë. Sao Paulo ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh dhe grupi i trafikut, që ka një përqindje të aksioneve të kontratës së tij, ka dhënë dritën e gjelbër. Aktualisht është duke u biseduar për detajet tjera, si paga e lojtarit, por edhe këtu ekziston distancë minimale mes të dyja palëve”, ka thënë një burim për Lalaziosiamonoi.
Për Hernanes në të kaluarën të interesuar kanë qenë klube të mëdha si Inter dhe Milan, por duket se Lazio nuk ka fjetur për mesfushorin kualitativ. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































