Marka Hermes, çantat Birkin luksoze të së cilës favorizohen nga zonjat, të famshmet dhe investitorët e shoqërisë – ka probleme me një linje të “MetaBirkins” digjitale dhe ka paditur krijuesin e NFT, Mason Rothschild.
Marka luksoze paraqiti një ankesë kundër Rothschild në Gjykatën e Qarkut Jugor të New Yorkut duke e quajtur krijuesin “një spekulator digjital që kërkon të pasurohet shpejt”.
Rothschild ka shitur NFT (NFT-të janë lloj xhitoni jo i këmbyeshëm, një lloj vepre arti që jeton në hapësirën digjitale) të çantave Birkin të mbuluara me lesh.
Në dhjetor, ai shiti një për 42 mijë dollarë, raporton Business of Fashion.
Çantat Birkin reale mund të shiten me pakicë nga 9 mijë dollarë e lart, dhe janë të lakmuara në tregun sekondar. Një Birkin “Himalaya Niloticus Crocodile Diamond” u shit për mbi 400 mijë dollarë nëpërmjet shtëpisë së ankandit Christie’s në Hong Kong në vitin 2017.
Në padinë e ngritur këtë javë, Hermes thotë se Rothschild, “thjesht heq markën e famshme të Hermes duke shtuar prefiksin gjenerik ‘meta’… Nuk mund të ketë dyshim se ky sukses vjen nga përdorimi i tij konfuz dhe hollues i markave të famshme të Hermes”.
Marka gjithashtu pretendon se Rothschild, “kërkon të imunizojë veten nga pasojat ligjore të përvetësimit të markave të famshme të Hermes nga ana e tij, duke deklaruar se ai është vetëm një artist”. Padia shton, “Edhe pse një imazh digjital i lidhur me një NFT mund të pasqyrojë njëfarë krijimtarie artistike, ashtu si një bluzë ose një kartolinë përshëndetëse mund të pasqyrojë njëfarë krijimtarie artistike, titulli i ‘artistit’ nuk jep një licencë për përdorim”.
Rothschild nuk pajtohet, “Pretendimet e Hermes janë të pabaza. Unë nuk krijoj apo shes çanta false Birkin. Unë kam bërë vepra arti … Amendamenti i Parë më jep të drejtën të bëj dhe të shes art që përshkruajnë çanta Birkin, ashtu siç i dha Andy Warhol-it të drejtën për të bërë dhe shitur art që përshkruan kënaçet e supave të Campbell-it”.
Rothschild shtoi: “Unë nuk do të frikësohem”.
Ndërkohë, NFT-të janë ende në shitje në platformën Rarible. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit