Menaxheri i Monacos, Thierry Henry shpreson se marrëdhëniet e tij me Cesc Fabregas mund ta bindin atë të bashkohet me klubin e Ligue 1.

Fabregas është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mbetet jashtë kontratës në fund të sezoni.


Pavarësisht se Maurizio Sarri është duke i kërkuar klubit që t'i rinovojë atij, kontratën, spanjolli kërkon më shumë kohë të lojës.

Situata e tij me klubin londinez ka bërë që shumë klube të njohura evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Henry Fabregas Henry dhe Fabregas duke festuar një gol të Arsenalit së bashku (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Milani ka treguar një interes të madh për fituesin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010.

Por, tani sipas Evening Standard, garës për transferimin e mesfushorit spanjoll i është shtuar edhe skuadra nga Ligue 1, Monaco.

Trajneri tyre, Henry shpreson se koha e tij e kaluar së bashku si lojtar me Fabregasin në Barcelonë dhe te Arsenali do t'i japë klubit të tij avantazh.

Monaco mund të përdorë përvojën e Fabregas këtë sezon, pasi ata aktualisht janë në pozitën e parafundit në tabelën e Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app