Hendbollistet e klubit Gjorçe Petrov me mbështetjen e Klinikës Zhan Mitrev do të luajnë për të hyrë në gjysmëfinale

Hendbollistet e klubit Gjorçe Petrov – ZRK, pasi mposhtën me sukses ekipin çek Kinzhvart, kaluan në çerekfinale të Kupës së Evropës. Në konferencën e mbajtur për mediat, hendbollistet e reja thanë se nuk mjaftohen vetëm me një vend në mesin e tetë më të mirëve dhe se do të shkojnë drejt realizimit të ambicieve më të madha.
Dëshira e radhës është kualifikimi në finale në kompeticionin e tretë më cilësor evropian për femra.
“Në fillim të sezonit u nisëm me synimin për të kapërcyer kualifikimin e vitit të kaluar në tetë me te mirët gjë që ia dolëm, por jemi të motivuar të arrijmë sukses edhe më të madh – kualifikimin në gjysmëfinale apo në finale. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të luajmë në Ligën Evropiane, e së shpejti edhe në Ligën e Kampionëve”, thotë Anxhela Cvetanovska. Trajneri Sime Simovski shprehet se hendbollistet mund të luajnë për një rezultat më të lartë si në aspektin taktik ashtu edhe në atë teknik.
“Nuk do të ndalemi këtu, pavarësisht se edhe ky është një sukses i madh. Nuk e dimë se me kë do të luajmë në turin e ardhshëm, por nuk ndalemi këtu, do të vazhdojmë të punojmë dhe përmirësohemi. Këto vajza që luftojnë për Gjorçe Petrov janë harruar nga disa struktura, por këtu tregojnë se mund të luajnë taktikisht dhe teknikisht në një nivel të lartë. Pavarësisht se kjo është gara e tretë, për ne do të thotë shumë vendosja në Top 8”, tha Simovski.
“Përgatitja fizike e hendbollistëve është e mirë, gjendja e tyre monitorohet në mënyrë multidisiplinore, këtu janë të përfshirë të gjithë specialistët e spitalit, si dhe monitorohet gjendja e tyre me ekzaminime të plota të herëpashershme dhe me mbështetje nga Klinika Zhan Mitrev gjatë përgatitjes para ndeshjeve. Tani vijon rehabilitimi dhe përgatitja për garat e radhës”, tha Blazhe Arsov, fizioterapist i diplomuar në Klinikën Zhan Mitrev dhe fizioterapist zyrtar i Gjorçe Petrov – ZRK.
Kundërshtarët e ardhshëm të mundshëm të Gjorçe Petrov –ZRK në rrugën për në gjysmëfinale në Kupën Evropiane mund të jenë një nga skuadrat e Granollers, Elche, Gran Canaria (Spanjë), Mihalovce (Sllovaki), Venlo (Holandë), Benfica (Portugali) dhe Jalikavak (Turqi).
Klinika Zhan Mitrev është partner mjekësor i Klubit të hendbollit të femrave kampione të Maqedonisë Gjorçe Petrov – ZRK, duke u kujdesur për shëndetin dhe përmirësimin e performancës së hendbollisteve.
Për gatishmërinë fizike të hendbollisteve, janë në dispozicion teknikat më moderne, pajisjet, ekipi i plotë i mjekëve specialistë me pervojë shumëvjeçare nga Klinika Zhan Mitrev, të gjitha me synimin për të arritur rezultate edhe më të mira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë