LAJMI I FUNDIT:

I helmuar bashkë me 5 anëtarë të familjes, Hysni Dabiqaj: Diçka ka ndodhur, ujin e njëjtë e kemi pirë prej katër vitesh

I helmuar bashkë me 5 anëtarë të familjes, Hysni Dabiqaj: Diçka ka ndodhur, ujin e njëjtë e kemi pirë prej katër vitesh

Edhe banorët e fshatit Prilep të Deçanit ishin ndër ata që pësuan nga helmimi masiv.

Hysni Dabiqaj bashkë me pesë anëtarë tjerë të familjes kanë ndjerë simptomat e helmimit qysh nga dita e premte.


“Mua simptomat më kanë kapluar të premten derisa familjarët tjerë të shtunën…Të gjithë i kemi pasur simptomat e njëjta. Dhembje barku, bark qitje, vjellje e tjera”, tha ai në RTV Dukagjini.

Dabiqaj thotë se njëra nga vajzat e tij është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Ai thotë se deri më tani ilaçet dhe ujin e kanë siguruar vet.

“Sot na kanë sjellë ujë të pijshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Dabiqaj thotë se ujin nga ujësjellësi e kanë përdorur prej katër vitesh dhe nuk kanë pasur problem.

“Kanë rënë disa shira dhe uji ka ardhur i turbulluar nja dy ditë. Diçka ka ndodhur, pasi ne e kemi përdorur këtë ujë prej katër vitesh. E tash një katund të helmohet, është e çuditshme”, tha ndër të tjera Hysni Dabiqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori