Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të shtunën se ka nisur hulumtimin në lidhje me rastin që ka ndodhur në Mitrovicë, ku disa nxënës nga Prishtina janë helmuar gjatë një ekskursioni atje.
Siç thuhet në njoftim, nxënësit janë shërbyer në një restorant, i cili është në një mbyllje të përkohshme.
AUV-i ka thënë se kanë inspektuar hapësirat e restorantit dhe shërbimet ushqimore ku edhe janë marrë 6 mostra.
“Restoranti është inspektuar në mënyrë të detajuar në të gjitha hapësirat e punës dhe shërbimit të ushqimit. Bashkë me zyrtarin mostrues nga IKSHPK janë marrë 6 mostra të produkteve ushqimore dhe strisho nga hapësirat e ambientit të gatimit dhe mjeteve të kuzhinës”, është thënë në njoftimin e AUV-it.
Tutje, thuhet se restoranti do të jetë i mbyllur deri nxjerrjen e rezultateve laboratorike.
Sipas raporteve mjekësore, pacientët menjëherë pas marrjes se trajtimit kanë filluar të përmirësohen.
“AUV është duke e trajtuar me seriozitet të lartë rastin e ndodhur dhe në koordinim me autoritetet e tjera si, Spitali i Mitrovicës, Policia e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”.
Telegrafi raportoi dje se 12 nxënës të Shkollës Fillore “Nexhmi Mustafa” në fshatin Besi të Prishtinës, janë helmuar në qytetin e Mitrovicës, ku kishin shkuar për ekskursion.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, tha se Instituti i Shëndetit Publik i ka marrë mostrat dhe se më pas do të dalin me rezultate.
“E rëndësishme është që gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë. Janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës. Vetëm dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile. Dyshohet se helmimi është për shkak të ushqimit. Instituti i shëndetit Publik i ka marrë mostrat dhe më pas do të dalë me rezultate”, deklaroi Shabani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A