Helmimet nga ushqimet, dhjetëra persona kërkojnë ndihmë në Ndihmën e Shpejtë të Tetovës

Të paktën dhjetë persona kërkojnë ndihmë gjatë natës në Repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë si pasojë e helmimeve nga ushqimet. Kjo është për shkak të viruseve të ndryshme që janë shumë aktiv gjatë sezonit të verës. Prandaj, edhe destinacioni i parë ku qytetarët me probleme kryesisht në stomak, është Ndihma e Shpejtë në Tetovë. Mjekët, thonë se qytetarët shumë pak bëjnë kujdes me ushqimet sidomos ato me yndyrë, pemët dhe perimet ku viruset janë më të pranishëm. Prandaj, mjekët kërkojnë që para se të konsumohen perimet e ndryshme të pastrohen.
“Ditëve të fundit kemi një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë në repartin tonë, kryesisht bëhet fjalë për helmime nga ushqimet, me dhimbje abdominale, me të vjellura dhe bark-qitje. Kjo është si pasojë direkte e rritjes së temperaturave, si pasojë e viruseve që janë aktive ditëve të fundit. Brenda një ndërrimi të natës kemi minimumin dhjetë pacientë që vijnë si pasojë e helmimit nga ushqimet. Apelojmë tek qytetarët të jenë më të kujdesshëm për shkak se vendi jonë ndodhet në një fazë kur kemi temperatura të larta dhe këta temperature ndikojnë shumë për këtë situatë. Duhet shumë kujdes me ushqimin që e konsumojmë, ushqimi të jetë më i freskët, të mos përdoret ushqim me shumë kalori dhe me yndyrë. Pemët dhe frutat detyrimisht duhet të pastrohen dhe të konsumohen, pra nëse i konsumojmë pa pastrim atëherë kemi helmime dhe çrregullime të organizmit”, deklaroi Besnik Mustafai, mjek në repartin e ndihmës së shpejtë në Tetovë.
Mjekët, thonë se kryesisht pacientët kërkojnë ndihmë pasi që kanë konsumuar nëpër restorante apo vende ku shiten ushqime të shpejta. Në këta ushqime ka viruse të cilët bëjnë probleme tek qytetarët.
“Shumica e pacientëve që kërkojnë ndihmë gjatë natës janë ata pacientë të cilët kanë konsumuar ushqim nëpër restorante apo ahengje familjare. Kjo nuk është pasojë e ndonjë helmimi masiv, pasi që kemi raste ku në restorant kanë qenë e tërë familje, kurse probleme kanë vetëm disa prej anëtarëve të familjes. Pra kemi të bëjmë me viruse dhe jo nga vendi ku konsumohet ushqimi”, thotë mjeku Mustafai Mjekët apelojnë që edhe inspektorati sanitarë të jetë më aktiv gjatë kësaj kohe dhe të kryen kontrolle më të shpeshta nëpër objektet gastronomike. “Shumë pak respektohen ato rregulla se ku duhet të ruhet ushqimi para se të konsumohet. Këta temperatura ndikojnë direkt në këto helmime. Tani kemi edhe inspektoratin sanitar i cili e kryen punën e vet siç duhet, kryen kontrolle, mirëpo shpresojmë që të jetë më aktiv gjatë këtyre ditëve, pasi që kushtimisht të them stacioni i parë që ballafaqohet me këtë situatë është reparti I ndihmës së shpejtë në Tetovë”, pohon Besnik Mustafai, mjek në repartin e ndihmës së shpejtë në Tetovë. Kjo situatë, ku ka rritje të pacientëve me probleme shëndetësore gjatë kësaj periudhe ka kapluar jo vetëm moshën më të rritur, por edhe më të vegjlit, pra fëmijët. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?