LAJMI I FUNDIT:

Heliox nga Kosova në Top 3 projektet e garës së NASA

Heliox nga Kosova në Top 3 projektet e garës së NASA

Heliox është një grup i të rinjve të cilët kanë dalë fitues në garën NASA Space Apps Challenge të organizuar në Prishtinë nga Innovation Centre Kosovo (ICK), duke u nominuar kështu për dy çmime globale në këtë garë: People’s Choice Award dhe një nga çmimet që ndahen direkt nga juria e NASA-së.

Projekti i zhvilluar nga anëtarët e ekipit Heliox, ka për qëllim zgjidhjen e problemit të rritjes së shfrytëzimit të energjisë së fituar nga panelet solare. Duke marrë shënime të rregullta të shpenzimeve të energjisë dhe duke planifikuar se si do të shpenzohet energjia ditëve në vijim, ekipi synon që të zvogëlojë në maksimum humbjet në energji.

Për momentin votimi per çmimin “People’s Choice” është i hapur për publikun, ku pas një jave votimi, ekipi Heliox ka arritur që nga mëse 200 shtete dhe 25,000 garues, me ndihmën e votave të publikut, të hyjë në TOP3 projektet favorite nga mbarë bota.


Duke ju falënderuar për përkrahjen, Heliox dhe ICK ju ftojnë t’a shpërndani lajmin dhe të votoni çdo ditë, tashmë që kemi hyrë në javën e fundit të votimeve.

Voto #Heliox, çdo ditë, deri më 22 maj https://goo.gl/uMRKh6

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori