Trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe të sëmurëve në paqe dhe luftë me mjete sanitare ajrore, përveç të gjitha mënyrave tjera të shpëtimit, shpesh është alternative e vetme.
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec. i mjek. urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
Në shumë shtete evropiane dhe në shtete të kontinenteve tjera, një mënyrë e shpeshtë e trajtimit është përkujdesja e të lënduarve rëndë dhe të sëmurëve kritik duke përdorë mjete të fluturimit ajror.
Shpëtimi i parë i viktimave të rënda është bërë me balon ajror nga rrethimi i Parisit më 1870, gjatë luftës prusiane-franceze.
Rëndësi e veçantë e helikopterit dhe aeroplanit i jepet në trajtimit paraspitalor të traumës dhe gjendjeve tjera aksidentale të cilat kërkojnë transport sanitar, për trajtim me kohë paraspitalor të sëmurëve kritik dhe të lënduarve nga largësia e vendit të aksidentit, ku zhvillohet lufta me kohë, që njëkohësisht është faktor vendimtar për ringjallje.
Indikacionet për transport ajror sanitar, kriteret dhe organizimi
Numër i madh i pacientëve humb jetën më së tepërmi nga opstrukcioni i rrugëve të frymëmarrjes ose nga shoku hipovolemik.
Në qoftë se viktima e traumës trajtohet në kuadër të ‘orës së artë’’ duke përdorur mjete të transportit ajror nga vendet e largëta në institucione përgjegjëse spitalore, përqindja e mbijetesës rritet prej 33% në 80%.
Nga aspekti mjekësor, para transportit sanitar ajror, duhet të shqyrtohen indikacionet mjekësore dhe kriteret, si dhe rregullat e përdorimit të këtij tipi të transportit.
Organizimi i kësaj veprimtarie duhet të planifikohet paraprakisht, me orar të saktë të vendit dhe rolit të subjekteve mjekësore dhe jomjekësore.
Pranimi i pacientit për transport me helikopter ambulancë, nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të specializuar
Mbani mend: ju mund të hyni vetëm në përcjellje nga ndonjë anëtar i ekuipazhit të helikopterit edhe, nëse rotorët nuk janë duke punuar – mos hyni vet.
Helikopteri sanitar duhet të posedojë të gjithë parametrat teknik dhe ergonomik që të mundë të aktivizohet në këtë sistem të shpëtimit në kuadër të sistemit të mjekësisë urgjente (SMU).
Njohuritë e tashme dhe shkalla e zhvillimit të mjekësisë ajrore, si dhe teknikave të transportit ajror, tregon se nuk ka kontraindikacione absolute për transport ajror sanitar.
Në fillim të përdorimit të këtij tipi shpëtues, indikacionet kanë qenë mjaft të ngushta, ndërsa kontraindikacionet shumë të zgjeruara.
Kontraindikacione relative për transport me helikopter sanitar ekzistojnë, por i eliminon imobilizimi transportues adekuat në vendin e aksidentit si dhe monitorimi me evaluim të veprimeve në transportin sanitar ajror.
Përveç zhurmës dhe vibrimeve, një prej faktorëve kryesor të riskut i cili vështirëson trajtimin e përgjithshëm të viktimës së lënduar ose të sëmurit kritik dhe dëmshëm vepron në prognozë, është edhe lartësia prej 3000 metrave e më tepër, për shkak të veprimit të hipoksisë, dhe depresionit barometrik.
Megjithatë, sot përdoret helikopteri sanitar i cili rrallë kalon lartësinë prej 1500 metrave.
Aeroplani sanitar shfrytëzohet për lartësi më të mëdha. Këto fluturake speciale kanë kabinën për pacientë për adaptim, kushtet mikroklimatike janë të njëjta sikur në largësitë prej 1500 metrave në helikopterin sanitar.
Ekipet mjekësore të cilat marrin pjesë në shpëtim nëpërmjet transportit sanitar ajror, duhet të jenë të edukuara në aspektin e dëmit të faktorëve të përmendur të riskut, njëkohësisht duhet të jenë të trajnuar të ofrojnë ndihmë mjekësore me kohë, adekuate dhe efikase në çdo moment dhe në të gjitha kushtet e papërshtatshme të largësive.
Para transportit të sanitetit janë të domosdoshme disa intervenime të caktuara medicinale, të cilat hyjnë në kuadër të imobilizimit transportues, siç janë: trajtimi i pneumotoraksit, evakuimi i gazrave nga lukthi, insertimi i kateterit urinar në vendin ku indikohet, pastaj duhet të evaluohen të gjitha veprimet e mëparshme, stabilizimi i funksioneve vitale, të forcohet barrela me pacient, të sigurohet sistemi infuziv dhe aparatura tekniko-mjekësore dhe të qetësohet pacienti.
Sot regjistri i indikacioneve mjekësore për përdorimin e helikopterit të sanitetit është shumë i gjerë dhe çdo here i përdorshëm kur jeta rrezikohet para së gjithash kur është fjala te insuficienca akute respiratore, koma, shoku, bllast i rëndë, crash sindroma, gjakderdhja intrakraniale, djegiet mbi 30% të sipërfaqes trupore, mërdhitja e rëndë, helmimet e rënda etj.
Përveç pajisjeve bazike mjekësore-teknike të cilat i posedon çdo mjet i sanitetit, në helikopterin sanitar kemi mjete speciale për shpëtim, barrel speciale me konop për bartje, mjete standard për sigurimin e funksioneve vitale dhe seti për urgjenca kirurgjike.
Meqenëse disa aparate mjekësore janë në pajtim me sistemin e navigacionit dhe radio aparaturat në fluturake, para përdorimit të tyre duhet të njoftohet piloti, pasi që disa helikopterë nuk kanë sistem për bllokadë elektronike në kabinë.
Transporti me sanitetin ajror edhe në Kosovë është domosdoshmëri e kohës në trajtimin e aksidenteve të rënda në komunikacionin rrugorë, te lëndimet masive dhe në të gjitha situatat tjera ku këtë e kërkon konfiguracioni i terrenit, largësia nga vendi i aksidentit deri te institucioni përgjegjës hospitalor.
Pacientët shpëtojnë dhe vetëm kështu mund të parandalohen komplikimet posthospitalore.
Transporti i pacientëve me helikopter në relacionin Prishtinë-Tiranë, një e arritur e bashkëpunimit kombëtar
Siguria e helikopterit
Përgatitja e zonës së aterrimit të helikopterit
* Lokalizoni një zonë me përmasa afërsisht 25 mx25m që ka nivel pa obstruksione dhe që ndodhet afër vendit të ngjarjes.
* Një fletë me ngjyrë të bardhë apo me ngjyrë është e mirë për vrojtim nga një distancë prej 250m x 300m, por duhet hequr dhe siguruar posa të kuptohet se helikopteri e ka parë zonën.
* Vendi duhet të pastrohet nga të gjitha objektet e zgjidhura, duhet siguruar se të gjitha rrobat e çliruara janë të lidhura dhe duhet mbajtur nën kontroll të gjithë fëmijët dhe kafshët.
* Çdo pengesë eventuale (psh. kabllot, shtagat, drunjtë etj.) duhet t’i lajmërohen pilotit.
* Kurrë mos e ndriçoni drejtpërdrejt helikopterin.
* Gjithmonë mbani mbrojtje për sy.
* Personeli duhet të jetë i informuar për çfarëdo materiali të rrezikshëm që është i përfshirë në aterrim, p.sh. tymi, mjegulla e gazit etj.
Siguria e zonës së aterrimit të helikopterit
* Afrojuni helikopterit vetëm pasi të merrni lejen e ekuipazhit dhe pritni shenjen e gishtit të madh të pilotit.
* Duhet t’i afroheni helikopterit përmes vijës që ndodhet në këndin 45º nga pjesa ballore e tij
* Kurrë mos ju ofroni helikopterit nga pjerrtësia përpjetë
* Mos ecni afër rotorit të bishtit, hapjeve ose tubave të shkarkimit
* Mos përdorni fotografi blic ose drita të kamerave gjatë aterrimit apo ngritjes së helikopterit
Ju lutemi keni kujdes se korniza mbushëse është kryesisht në pjesën anësore ose qendrore nga pjesa e pasme e kabinës dhe gjithmonë përcillni drejtimin që ua jep ekuipazhi i kabinës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FluWorkplace15645-380x233.jpg)
Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!
![Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stressed-couple-patients-at-564565-380x233.jpg)
Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!
![Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/665-65162-H45435-380x233.jpg)
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re