LAJMI I FUNDIT:

Hellbach: Deklarata e partive shqiptare nuk përbën problem

Hellbach: Deklarata e partive shqiptare nuk përbën problem

Përfaqësuesi i diplomacisë gjermane, Christian Hellbach për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet nga EFTA, ka theksuar se Gjermania është duke u shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë duke vënë theksin te formimi i qeverisë e cila do të punojë rreth Reformave urgjente me prioritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve nëse shikon diçka të gabuar në Deklaratën e partive shqiptare, është përgjigjur shkurt ‘Jo’.

Ai poashtu ka deklaruar se me rëndësi të veçantë është që PSP të vazhdojë punën e saj me mbështetje të pavarur nga sistemi gjyqësor.


Të gjithë partitë, sipas tij, duhet të sillen përgjegjshëm me qëllimin për të larguar tensionet. /Telegrafi/