LAJMI I FUNDIT:

‘Hekurani’ i “Tre gjermanëve të trashë” prezanton familjen e tij (Foto)

‘Hekurani’ i “Tre gjermanëve të trashë” prezanton familjen e tij (Foto)

Krahas angazhimeve Adriani gjenë kohë për familjen e tij Disa vite më parë në vendin tonë u transmetua një serial vendor, i cili brenda një kohe të shkurtër arriti që të mbledhë një numër të madh të publikut.

Ishte ai seriali ”Tre gjermantë e trashë”, pjesë e së cilit ishin aktorë të njohur të vendit.

Pjesë e këtij seriali në rolin e ”Hekuranit” ishte edhe aktori i njohur, Adrian Morina, i cili me rolin e tij si të kuzhinierit mblodhi rreth vetes fansa të shumtë.


Pas mbarimit të serialit, Adriani asnjëherë nuk u ndalë sa i përket angazhimeve në karrierë. Krahas angazhimeve të shumta që ka, aktori gjenë kohë që të kalojë edhe me familjen e tij.

Këtë ditë të vikendit, ai së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët janë duke qëndruar në Shqipëri.

Nga Shkëmi i Kavajës ku më saktë ndodhet ai me familje, gruaja e tij në facebook ka publikuar disa fotografi të bukura.

Ndryshe, Adrian Morina është i martuar me gazetaren e njohur, Pranvera Munishin, me të cilën ka dy fëmijë, Hanën dhe Orikun.

Kujtojmë se Oriku tashmë është i njohur edhe nga seriali vendor ‘Çka ka shpia”, në të cilin ka luajtuar rolin e ”Andi”. /21Media/