Aktorja e famshme amerikane, Katherine Heigl, ka bërë me dije se është në muajt e fundit të shtatzënisë duke e treguar haptazi barkun e fryrë.

Të dielën ajo është parë në Kaliforni bashkë me burrin e saj, Josh Kelley dhe dy fëmijët e tyre të adoptuar Nancy dhe Adelaide, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.


Katherine Heigl ka dy fëmijë të adoptuar me Josh Kelley. Katherine Heigl ka dy fëmijë të adoptuar me Josh Kelley.

Aktorja e serialit të famshëm “Grey’s Anatomy”, dukej pozitive dhe po e mbante për dore vajzën e saj më të madhe.

Katherine kishe veshur një palë xhinse dhe një këmishë, e dukej mjaft komode në veshje.