LAJMI I FUNDIT:

Heidi Klum vishet me koleksionin e ri ‘Fendi x Skims’

Heidi Klum vishet me koleksionin e ri ‘Fendi x Skims’

Heidi Klum është një ndër të parat që vesh rroba nga bashkëpunimi i sapo shpallur ‘Fendi x Skims’.

Ish-modelja e Victoria’s Secret, 48 vjeç, u zhvesh për disa foto seksi në Instagram, duke përdorur shërbimin e dhomës së saj në hotel si rekuizita ndërsa bashkëshorti Tom Kaulitz shfaqej në sfondin e një imazhi.


Klum kishte veshur një palë brekë neon me një bluzë me mëngë të gjata, teksa pozon me një çantë dhe një palë taka, të gjitha në të njëjtën nuancë.

View this post on Instagram

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Kim Kardashian zbuloi bashkëpunimin me stilistin e Fendi, Kim Jones të hënën, duke njoftuar një koleksion të veshjeve të gatshme, si dhe çorape dhe të brendshme me firmë të saj.

Kardashian dhe Jones u frymëzuan nga dizajnet e Karl Lagerfeld të vitit 1979 për markën luksoze italiane, si dhe nga siluetat e përshtatura me forma të dashura nga marka Skims.

Foto: Instagram

Koleksioni FENDI x SKIMS del në shitje më 9 nëntor në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në fendiskims.com dhe në dyqane dhe shitës me pakicë të zgjedhur Fendi në mbarë botën. /Telegrafi/