Heidi Klum tërhoqi gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq në sfilatën e markës VETEMENTS për koleksionin pranverë/verë 2026.

Supermodelja 52-vjeçare mahniti publikun me një fustan të tejdukshëm me dantella dhe motive lulesh, pa reçipeta, duke e kombinuar me të brendshme të bardha dhe një palë taka nudo.


Detaji që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte aksesori i saj më i ri, dhëmbët e artë, ose siç njihen ndryshe “gold grillz”, shkruan DailyMail.

Heidi, e njohur për guximin dhe elegancën e saj në pasarela, u shfaq plot vetëbesim dhe stil, duke e kompletuar veshjen me syze të mëdha të zeza.

Pak më vonë, ajo veshi një pallto gri klasike dhe iu bashkua vajzës së saj, Leni Klum, për disa fotografi përpara fillimit të sfilatës.

Leni, 21 vjeçe, e cila po ndjek hapat e nënës në botën e modës, u shfaq me një pamje të sofistikuar: një këmishë të zezë të shkurtër dhe një fund klasik, të kombinuar me taka të zeza elegante.

Dyshja nënë e bijë pozuan së bashku përpara fotografëve, përkrah mikut të ngushtë të Heidit, muzikantit Bill Kaulitz.

Në rreshtin e parë të sfilatës u panë gjithashtu figura të tjera të njohura, si modelja Barbara Palvin, reperja Ice Spice, këngëtarja Ava Max dhe aktorja Kelly Rutherford, ndërsa në pasarelë parakaluan yje si Cara Delevingne dhe Natalia Vodianova.

Përpara kësaj daljeje, Heidi kishte marrë pjesë në sfilatën e Christian Louboutin, ku kishte mahnitur me një kostum me dantella të zeza.

Me këtë paraqitje të fundit përkrah vajzës së saj, supermodelja gjermane tregoi se është ende një ikonë e modës, ndërsa Leni po e ndjek me sukses trashëgiminë e saj në botën e pasarelave. /Telegrafi/