Heather Locklear përfundon në psikiatri, rrahu të dashurin

276:"BEVERLY HILLS- CA - AUGUST 16: In this handout photo provided by Discovery, Actress Heather Locklear attends TLC "Too Close To Home" Screening at The Paley Center for Media on August 16, 2016 in Beverly Hills, California. (Photo by Amanda Edwards/Discovery via Getty Images) 7:"Handout
Aktorja e famshme sërish ka probleme psikike dhe për këtë ka përfunduar në spital.
Heather Locklear është mbyllur në një dhomë psikiatri pasi rrahu të dashurin e saj dhe e nxorri jashtë shtëpisë.
Kështu së paku raporton e përditshmja britanike "Daily Mail", e cila ka sjell edhe një imazh të 57-vjeçares.
Në fakt, artistja ka zgjedhur të mbulohet me një çarçaf të bardhë gjersa bartet me një karrocë për njerëzit në nevojë.
Lajmi erdhi disa muaj pasi aktorja u arrestua për disa incidente rreth alkoolit dhe dhunës fizike.
Bëhet e ditur se biondina do të qëndrojë në repartin e psikiatrisë për 14 ditë ku më pas do t'i bëhet një vlerësim mendor.
Kohët e fundit, ajo kërcënoi se do bënte vetëvrasje dhe do të kryente disa krime të tjera. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































