Kryetari i Komunës së Gjilanit ka shtruar iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku ka mbledhur përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të nivelit lokal dhe përfaqësuesve të shumtë në nivelin qendror.
Të pranishëm në këtë iftar të përbashkët ishin deputetë, përfaqësuesit e qeverisë, nga Kuvendi Komunal, kryesia e Bashkësisë Islame të Gjilanit e kryesuar nga Naim Aliu, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ilmi Krasniqi, nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjykatës, Prokurorisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KFOR-i Turk, drejtori i OSBE-së, përfaqësues të Universitetit, Spitalit Regjional, përfaqësuesit e partive politike etj.
Haziri, ka thënë se ky është muaj i solidaritetit, i paqes, i përkujtimit dhe lutjes për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë dhe atyre që janë në vështirësi të jetës, duke dëshiruar që agjërimi të jetë i lehtë për të gjithë agjëruesit.
“Uroj agjërim të lehtë për të gjithë gjatë gjithë muajit të Ramazanit, me besim të madh që ky muaj e përmbush edhe misionin dhe qëllimin që e ka, jo vetëm të përkujtimit si muaj i madh i ardhjes së Kur’anit për njerëzit e kësaj bote, por edhe muaj i solidaritetit dhe i ndarjes së të mirave në sofrën tonë, për të gjitha familjet kudo që janë. Për ata që janë ndarë nga kjo botë, lutemi bashkërisht që Zoti i plotfuqishëm t’i shpërblej dhe mbroj më të dashurit tanë. Mision i kësaj jete është të lëmë një fjalë të mirë, vepër të mirë dhe një qëllim të mirë”, ka thënë Haziri.
“Në këtë muaj, por edhe gjithmonë duhet t’i gjendemi përkrah familjeve skamnore, familjeve në nevojë dhe jetimëve. Lutemi që këtë mesazh ta bartim tutje në mënyrë që jeta për çdo qytetarë dhe familje të jetë më e mirë, lutemi që drita e Zotit të bie mbi çdo njeri në këtë vend dhe mëshira e tij të jetë prekja më e madhe që e kërkojmë nga i madhi Zot”, pohoi ai.
Më tej ka falënderuar Bashkësinë Islame dhe bashkësitë tjera fetare e institucione të shumta edhe për rolin e tyre në solidaritet, përkujtim dhe nxjerrjen e të mirave për të tjerët.
“Komuna e Gjilanit me angazhim të përbashkët të institucioneve të shumta është duke punuar edhe në mekanizmin e Preventivës kundër çdo lloj radikalizmi dhe ekstremizmi, për t’u përkujdesur për qytetarët e Gjilanit që të mos përfshihen në rrugë të cilat janë të dëmshme për shoqëri. Ka qenë ky organizim i përbashkët i bashkësive fetare e në veçanti i Bashkësisë Islame që e falënderojmë për angazhim konkret në trajtim të rasteve”, ka thënë ai.
Haziri ka dhënë edhe lajmin tjetër që për këtë vit si pjesë e planit të punës është edhe gjetja e lokacionit për ndërtimin e objektit për institucionin e Bashkësisë Islame.
“Është angazhim i përbashkët për ndërtimin e infrastrukturës për të gjitha besimet fetare dhe këtë vit do të punohet konkretisht në gjetjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan, e cila do të ketë më të lehtë punën dhe shërbimin për qytetarët”, ka përfunduar ai.
Kurse, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri që I ka bërë bashkë në këtë iftar përfaqësuesit e qeverisjes, shkencës, sigurisë, misionit të OSBE-së dhe gjithë përfaqësuesve të tjerë, që kështu së bashku dhe në harmoni të plotë të jemi edhe në punë dhe angazhime të përditshme.
“Faleminderit kryetar që na ke bashkuar të gjithëve në sofrën e këtij iftari. Kështu të bashkuar dëshiroj që të jemi gjithmonë në punë dhe angazhime të përditshme. Për agjëruesin janë dy gëzime, i pari është gëzimi në iftarin e tij dhe i dyti është takimi me Zotin e tij. Përpos agjërimit që manifestohet te besimtari, është edhe muaj i bashkimit, vllazërimit, i durimit e i mirëkuptimit. Përpos këtij iftari, kryetari Haziri ka treguar kujdesin edhe për udhëheqësit shpirtëror të kësaj feje”, ka thënë mes tjerash kryetari i Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Institucionet e Maqedonisë nuk do të preken nga vendimi i Trump
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
Jashari i reagon Gërvallës: Fundërrinë që deponoi dokumente të rrejshme kundër UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama