LAJMI I FUNDIT:

Haziri: PDK nuk ka lënë vend për koalicion me LDK-në

Haziri: PDK nuk ka lënë vend për koalicion me LDK-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka theksuar se ka një marrëveshje për ta respektuar mandatin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa deri në muajin maj.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, me gazetaren Krenare Vokshi.


“Ne e duam e respektojmë dhe jemi lojal ndaj pozitës së kryetarit të partisë”, ka thënë Haziri, duke shtuar së kryetari i ri i partisë do të duhej të kalonte përmes një marrëveshje, e cila nuk do ta dëmtonte demokracinë dhe do të ishte në dobi të rritjes dhe fitores së LDK-së në të ardhmen.

Ai ka folur edhe për mundësinë që LDK të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë të cilën e ka quajtur të pamundur.

“Shkelja e marrëveshjes nga Kadri Veseli dhe kryesia e tij, mosrespektimi i marrëveshjeve, organizimi në atë mënyrë i votës së mosbesimit, nuk kanë lënë rrugë për një koalicion”, ka shtuar Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori