LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon kujdes nga zyrtarët e VV-së, të mos e thyejnë besimin e ndërsjellë

Haziri kërkon kujdes nga zyrtarët e VV-së, të mos e thyejnë besimin e ndërsjellë

Nënkryetari i LDK-së dhe udhëheqësi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri, ka thënë se akuzuar eksponentët nga partneri potencial i koalicionit qeverisës se po thyejnë  besimin e ndërsjellë, para arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje LDK-LVV.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ”.


Postimi i plotë i Hazirit:

“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!”, ka shkruar Haziri, i cili postimit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur një foto të përbashkët me kryetarin e partisë Isa Mustafa, nënkryetarin Agim Veliu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë dhe kandidatë për deputetë.

Ndryshe, Haziri sot ka deklaruar se raportimi në media për ndarje të ministrive janë spekulative, sepse ato nuk janë ndarë dhe nuk është diskutuar ende për to.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë ende nuk është bërë definimi i qartë edhe i listës së deputetëve, edhe i përqindjes së partive politike, por sipas të cilit, kjo parti nuk do të presë gjatë kësaj kohe dhe nuk do të qëndrojnë duarkryq.

Ai tha se grupi punues nga LDK është mandatuar nga takimi i djeshëm, për të dhënë dinamikë të re për harmonizimin e politikave sektoriale në mes grupit punës të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Për Lutfi Hazirin, ndarja e resorëve është puna më e lehtë, teksa pati edhe një porosi sa i përket ndarjes së ministrive.

“Ju kisha lutur që funksionarët partiakë mos me bërë ndarje të resorëve (ministrive) përmes mediave dhe përmes deklaratave popullsitë, sepse zgjedhjet janë kryer dhe pritet certifikimi i rezultateve. Çdo deklarim i jashtë relacioneve që kanë ndërtuar liderët e dëmtojnë fillimin e mbarë të koalicionit”, deklaroi sot Haziri. /Telegrafi/