LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Me fushatë ‘sondazhi’ tentojnë të na sulmojnë

Haziri: Me fushatë ‘sondazhi’ tentojnë të na sulmojnë

Një sondazh i realizuar së fundmi nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka kënaqur pritjet e partisë në pushtet, por ka nxitur reagime në kampin opozitar.

Në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë mirëpritur sondazhin që partinë e tyre e nxjerr të parën me përqindje pothuajse sa ajo që e arritën në zgjedhjet e fundit.


Por, të pakënaqur dhe i papranueshëm është sondazhi për partinë që e udhëheq Lumir Abdixhiku, që nuk e ngre më shumë se në vend të tretë Lidhjen Demokratike të Kosovës. me 16 për qind të votave.

Ndaj, këtij sondazhi kanë reaguar zyrtarë të LDK-së.

Sondazhi i fundit mbi zgjedhjet përplas pozitën dhe opozitën
Lexo po ashtu Sondazhi i fundit mbi zgjedhjet përplas pozitën dhe opozitën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për  Kosovën!”, ka shkruar Haziri në Facebook, transmeton Telegrafi.

Një reagim mbi sondazhin e ka bërë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke thënë se realiteti do ta dëshmojë të kundërtën.

“Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%. Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bëjnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre. Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfish të energjisë elektrike, këtë herë në periudhën e shpërfaqjes së korrupsionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy”, ka theksuar ajo.

Qeveria Kurti tashmë ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes, kurse zgjedhje të parakohshme parlamentare po kërkon opozita, por e pranojnë se nuk i kanë numrat për ta rrëzuar Qeverinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori