LAJMI I FUNDIT:

Haziri e Haradinaj bisedojnë për planin e investimeve për Gjilanin në shumën prej 50 milionë euro

Haziri e Haradinaj bisedojnë për planin e investimeve për Gjilanin në shumën prej 50 milionë euro

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për planin e investimeve në komunë që kap shifrën e mbi 50 milionë eurove.

“Jemi në proces të zgjidhjes së një numri të çështjeve që lidhen direkt me zhvillimin e komunës, duke i zgjidhur problemet siç është impianti i ujërave të zeza. Jemi komuna e parë përfituese tashmë e pasqyruar edhe në buxhet nga ana Qeverisë në kredinë e BERZH, e po ashtu edhe në ndërtimin e rrugëve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot. Biseduam edhe për çështjen e teatrit të qytetit, varrezat e qytetit, aneks kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë që ka të bëjë me QKMF, sikurse edhe çështje tjera që rekapitulohen në një fond të investimeve prej 50 milionë euro për Gjilanin në pesë sektorë të mëdhenj, pa e përfshirë autostradën e cila është ndërtim e sipër”, ka thënë Haziri pas takimit.


Gjatë adresimit para mediave, kreu i Gjilanit tha se po punohet edhe në zgjidhjen e problemit të kampusit të Univesitetit “Kadri Zeka”, e cila do të bëhet në një periudhë tranzitore prej tri vjetësh.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke konfirmuar mbështetjen për Gjilanin në disa fusha.

“Biseduam për shumë tema, disa prej të cilave kanë avancuar. Është lajm i mirë zhvillimi për impiantin, por janë edhe disa lajme të tjera të mira që kanë ecur. I kemi edhe disa detyra që do t’i realizojmë bashkë dhe Zyra ime dhe ajo e kryetarit janë në proces të vazhdueshëm. Njëkohësisht, ajo që na intereson është që të bashkëveprojë niveli nacional dhe niveli lokal për zhvillimin ekonomik”, tha Haradinaj.

Pas takimit, kreu i Qeverisë do të vizitojë edhe disa kompani prodhuese që janë brend i Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori