Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni, se e ka larguar Akademinë përkujtimore për Ibrahim Rugovën nga kalendari i manifestimit “Flaka e Janarit”.
Sipas tij, përmes këtij vendimi pushteti aktual po mundohet ta “godasë” figurën e ish-presidentit Rugova edhe për së vdekuri.
Këto deklarata ai i ka bërë të shtunën në Akademinë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rugovës.
Komunikata e plotë nga Dega e LDK-së në Gjilan:
LDK në Gjilan ka mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pjesëmarrje rekorde e gjilanasve
Nën përkujdesjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot Akademi përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ku pjesëmarrja e gjilanasve ishte rekorde.
Kryetari z. Haziri e ka nisur fjalimin e tij me një reagim të ashpër ndaj pushtetit aktual në Gjilan, të cilët Akademinë përkujtimorë e hoqën me porosi nga kalendari i manifestimit “Flaka e Janarit”.
Ky pushtet aktual i Gjilanit, ani pse pa kryetar, që po udhëhiqet nga zëvendësministra e këshilltarë nga jashtë, punën e parë që bëri është heqjen Akademisë përkujtimore për presidentit Rugova nga kalendari i “Flakës së Janarit”. Sërish u munduan ta godasin figurën e Presidentit edhe për së vdekuri. Këtë e bënë me porosi ani pse shkuan e u jargitën, duke e thyer kurrizin para varrit të tij në Prishtinë. Por, e mira e madhe në këtë demokraci e këtë liri është që familja e tij, besimtarët e tij, njerëzit, paqësorët e rugovistët e tij do ta nderojnë përjetësisht figurën e Presidentit, – tha kryetari z. Haziri.
Kosova e pavarur dhe e hapur ka qenë kompromis i madh i shqiptarëve në Ballkan, e dizajnuar përmes një administrimi ndërkombëtar në formë të përkohshme dhe me prezencë të përhershme të NATO-s, ka qenë opsion i Ibrahim Rugovës dhe i askujt tjetër. U deshën më pak se dhjetë vjet që për këtë të pajtohen miqtë amerikanë dhe evropianë me këtë opsion të vetëm për të shkaktuar rehati, siguri dhe paqe në Ballkan. Këtë duhet ta besojnë edhe rivalët e tij, të cilët nën rrogoz vazhdojnë të sillën si armiq politikë, që zgjidhja dhe kompromisi që e ka dhënë Ibrahim Rugova është i paprekshëm dhe Republikë të dytë nuk mund të ketë kurrë në Kosovë. Ai i bindi të gjithë për opsionin e tij sepse e ka pasur paqen, falënderimin, mirënjohjen dhe kujdesin për njeriun, familjen dhe popullin e tij. Sot demokracia, sovraniteti dhe dinjiteti, siç i shihte presidenti Rugova, nuk janë të plota. Falënderim, mirënjohje dhe bekim për të gjithë ju që vazhdoni të besoni në politikë të paqes dhe të shtetit, e cila kalon nëpër derën e familjes në LDK, u shpreh kryetari z. Haziri.
Në emër të kryesisë qendrore dhe kryetarit Abdixhiku ka folur zonja Lirije Kajtazi, e cila tha se sot po përkujtohet një figurë komplekse dhe shumë dimensionale të jetësh shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, siç ishte Dr. Rugova.
“Përmasat e fjalës vështirë ta përkufizojnë formatin poliedrik të Dr. Ibrahim Rugovës. Aq më pak ky përkushtim i imi përpos që manifeston një përkushtim tonin të përbashkët të përmbledhur dhe të shprehur nga miku i tij dhe i Kosovës, presidenti George Bush duke thënë “SHBA-të kanë humbur një mik të vërtetë”. Ne sot përkujtojmë intelektualin, shkencëtarin, studiuesin e letrave dhe të kulturës shqiptare, diplomatin i cili krijoi miqësi si asnjëherë më parë me vendet demokratike të Evropës dhe SHBA-të, politikanin që krijoji dhe udhëhoqi LDK-në si amë e demokracisë dhe si parti që theu acarin monist”, u shpreh zonja Kajtazi.
Paraprakisht, një delegacion i Degës së LDK-së ka bërë homazhe te busti i Presidentit para selisë së LDK-së në Gjilan, ndërkaq Forumi i Rinisë i LDK-së ka mbajtur një takim tejet të frytshëm, ku është diskutuar për figurën e Presidentit Rugova, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga Gjilani dhe me gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit