Haxhiu akuzon “MSh po e fsheh numrin e vaksinave pa afat”, Konjufca: “Haxhiu po i bën dëm të madh procesit të vaksinimit”
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Madje, ai shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri, derisa shtoi se po rrezikohen qytetarët e vendit nga ky proces, e që e nxiti reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjatë debatit në Kuvend, deputeti Haxhiu tha edhe sot Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati.
“Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës… Vaksinat e pranuara donacion nuk u shfrytëzuan të gjitha dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok më 1 shtator. Edhe sot MSH vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati. Nga data 24 dhjetor 2021, unë kërkoj qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkoj certifikata të analizës për çdo seri të vaksinave të importuar, por Ministria e Shëndetësisë nuk lejon qasej në dokumentet publike. Pra, MSH ka dështuar të implementojë planin e vaksinimit”, theksoi ai.
Ndaj tij ka reaguar kryeparlamentari Konjufca, i cili tha se deputeti Haxhiu me tendencë bën temë debati për ngritjen e dyshimeve.
Ai tha se Haxhiu po i bën një dëm të madh kauzës së përkujdesjes ndaj shëndetit publik.
“Jam i sigurt që çdo shtet i përgjegjshëm nuk jep vaksina pa afat. Kështu që meqenëse kjo është çështja ti shumë më lehtë e ke. Nëse është për kureshtjen tënde kështu, me u ulë me ministrin jashtë kamerave dhe me i shqyrtuar të gjitha këto të cilat e ngrite. A nëse kjo bëhet qysh po e bën ti temë të debatit publik me do tendenca, të cilat e kanë ngjyrimin e akuzës, ose të ngritjes së dyshimeve. Besoni se ia bëni një dëm të madh vet kësaj të cilën ti po e quan kauzë të përkujdesjes ndaj shëndetit publik. Pra, ti po e dëmton kauzën e shëndetit publik, duke e bërë këtë në këtë mënyrë temë të akuzimit të ministrit, të qeverisë, të organeve të shtetit në raport me procedurat e vaksinimit dhe procesin e tij në përgjithësi. Pra, kjo ishte vetëm si këshill e imja, sepse në kohën kur ka shumë njerëz të cilët mund të dyshojnë ata marrin vaksinën apo jo dhe kur del një i zgjedhur i popullit dhe ngrit dyshime mbi afatin e vaksinave, unë mendoj se me dashje apo pa të mundesh me ia bërë një dëm shumë të madh vet kauzësm, për të cilën po pretendon se po angazhohesh”, tha ai.
Kundër replikë pati deputeti Haxhiu, i cili tha se nuk mundet t’i mbyll sytë kur hedhën në mbeturina 133 mijë doza të vaksinave.
“Me lejoni që në aspektin e një humanisti t’ju tregoj që prej fillimit ka qenë një prej avokuesve të procesit të vaksinimit dhe një prej profesionistëve shëndetësor, që i kam dhënë mbështetje ish-ministrit për të siguruar vaksinat, sepse vaksinat shpëtojnë jetë. Dhe kur vaksinat shpëtojnë jetë, edhe si deputet, por edhe si humanist, nuk mundem me i mbyll sytë kur hedhën në bërllok 133 mijë doza të vaksinave, e kanë mundur të shpëtojnë 133 mijë persona nga infektimi dhe nga mbrojtja. Dhe kur si deputet kërkoj qasje në dokumentet publike dhe për dy muaj ministria e Shëndetësisë nuk të ofron qasje në dokumentet publike, normalisht që detyrë e imja është me ngritë si shqetësim. Qytetarët e Kosovës duhet të vaksinohen, nuk ka mjek që guxon me ia jep vaksinën pacientit pa afat”, tha ai.
E pretendimet e deputetit Haxhiu deri diku i ka mbështetur deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti.
“Në një farë mase deputeti Haxhiu ka të drejt, nuk është menaxhuar mirë vaksinimi në Kosovë. Jemi shembull si shoqëri që nuk e ke gjetur asnjë person publik, as një person pozitë e opozitë që i ka kontribuar polarizimit të shoqërisë sa i përket nevojës dhe vaksinim dhe vetëdijesimit të qytetarëve për vaksinim”, u shpreh ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa