LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takohet me Kryetarin e Zyrës së Këshillit të Evropës, flasin për sundimin e ligjit

Haxhiu takohet me Kryetarin e Zyrës së Këshillit të Evropës, flasin për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Kryetarin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power dhe bashkëpunëtorët e tij.

Power potencoi njëmbëdhjetë projekte që Këshilli i Evropës zbaton në fushën e të drejtave të njeriut, për sundim të ligjit, trafikim të qenieve njerëzore, etj.

“Përfaqësuesit nga Zyra e Këshillit të Evropës diskutuan për rëndësinë e infrastrukturës më të mirë ligjore lidhur me sinjalizuest, dhe ofruan gjithashtu ekspertizë për angazhim në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë, si dhe shprehën mbështetjen për projektet tjera të cilat ndërlidhen me qasje më të lehtë në gjykata, digjitalizim të sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu përdorim në teknologjinë e informacionit në gjykata, si dhe asistencë ndaj viktimave të dhunës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë.


Tutje, në njoftim thuhet se ministrja e Drejtësisë njoftoi për një takim që po mbahet me mbështetësit e Ministrisë së Drejtësisë, për finalizim të prioriteteve dhe po ashtu njoftoi lidhur me veprimet në rishikimin funksional, vettingun, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimet e luftës, dhe dhunën në familje.

“Lidhur me sinjalizimin, Ministrja i njoftoi se është kompletuar rregullorja e sinjalizuesit, e cila brenda javës do të miratohet edhe në Qeveri. Për zotimet e shprehura, palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori