LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, opozita nuk merr pjesë

Haxhiu raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, opozita nuk merr pjesë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka raportuar të mërkurën para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me reformat në fushën e drejtësisë dhe përmbushjen e veprimeve të ministrisë sipas Agjendës për Reformë Evropiane dhe Programit për Zbatimin e MSA-së.

Ministria njofton se Haxhiu ka shprehur keqardhje për mungesën e opozitës në Komision derisa po raportonte për çështjet siç ka thënë, të rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën Evropiane.

Në fjalën e saj, Haxhiu ka deklaruar se për vitet 2021, 2022 dhe 2023, Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe obligime sipas Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, që disa prej tyre janë edhe pjesë e ERA 2 – Agjendës për Reformë Evropiane.


“Nga obligimet e tilla, më lejoni të ju informoj se 26 masa janë zbatuar tërësisht, prej të cilave, 4 masat e parapara për vitin 2023 janë duke u zbatuar sipas afatit”, është shprehur ajo.

Në kuadër të reformave kyçe, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka hartuar Strategjinë për Sundimin e Ligjit, e cila për vitin 2022 arrin zbatimin në 88 për qind si dhe janë paraparë ndryshimet kushtetuese për Vetingun, ndryshime këto që do të përmirësojnë qasjen në drejtësi.

Po ashtu, ministrja si pjesë të reformës në drejtësi, ka përmendur edhe nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe akterëve kyç të sistemit të drejtësisë, Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe tri Ligje të tjera që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial.

“Tutje para anëtarëve të Komisionit, ministrja Haxhiu foli edhe për hartimin e legjislacionit që ka sjell reforma në fushën penale dhe civile, në fushën e  bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në adresimin e krimeve të luftës, në fushën e drejtësisë administrative dhe të punës si dhe në luftën kundër dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori