LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Me heqjen e taksës, Kurti po i hap rrugën Serbisë për pushtim ekonomik, e pastaj edhe politik të Kosovës

Haxhiu: Me heqjen e taksës, Kurti po i hap rrugën Serbisë për pushtim ekonomik, e pastaj edhe politik të Kosovës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka folur në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për çështjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke thënë se heqja e kësaj tarife, është gabim i cili nuk do t’i falet kryeministrit, Albin Kurti.

Haxhiu tha se Kurti e heq taksën për të shkuar në dialog duar thatë, e me flamurin e bardhë, pa kërkuar asgjë.

“Populli i Kosovës e përfaqësuesit e tij janë me fat që e kanë luftën e drejtë të UÇK-së, si një pjesë e çmueshme që mund të përdoret gjatë bisedimeve në dialog. Pyetja që shtrojmë sot është akoma më e thjeshtë: Sa në të vërtetë kemi arritur si shoqëri që këto monedha t’i përdorim në raport me veten dhe faktorin ndërkombëtar në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Haxhiu.


Ajo tha se krenarinë që e ka ndjerë kur është vendosur tarifa, tash po mundohet t’ia marr Kurti, ndërsa shtoi se me këtë ai po i hap rrugë Serbisë për ta pushtuar Kosovën, fillimisht ekonomikisht, e dikur ndoshta edhe politikisht.

“Asnjëherë nuk jam ndjerë më e fortë dhe më krenare sesa më 21 nëntor të vitit 2018 kur kryeministri vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Këtë krenari, po tenton të na e merr sot, kryeministri i vendim tim, zotëri Albin Kurti, me të vetmin qëllim, duke shkuar në dialog me Serbinë, me duar thatë, pa asnjë monedhë në duar e në tavolinë. Po tenton të shkoj ashtu siç nuk ka menduar as vete, po tenton të shkoj me hijen e karriges së rëndë të kryeministrit, i veshur me pushtet, hijerëndë, në dorë me flamurin e bardhë, po i hap dyert pushtimit ekonomik të Kosovës nga Serbia, e nesër pse jo edhe pushtimit politikisht. Pse po e bën këtë Albin, pse po e shkel me të dy këmbët vendimin më të drejt të paraardhësit tënd, Ramush Haradinaj”, tha Haxhiu. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori