LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Disa nga nenet e Kushtetutës nuk respektohen përkundër që kanë kaluar 12 vite

Haxhiu: Disa nga nenet e Kushtetutës nuk respektohen përkundër që kanë kaluar 12 vite

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se 12 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e gjen vendin në një situatë të rëndë për shkak të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Haxhiu ka pohuar se disa nga nenet e Kushtetutës nuk respektohen përkundër që kanë kaluar 12 vite, transmeton Telegrafi.


“Këto nene kanë të bëjnë pikërisht me vlerat mbi të cilat ndërtohet rendi kushtetues. Barazia, sundimi i ligjit, mosdiskriminimi, barazia gjinore e shumë parime të tjera, e për jetësimin e të cilave nevojitet shumë përkushtim dhe shumë punë. Nenet më të mira në Kushtetutën tonë, kanë mbetur të pazbatuara në plotninë e tyre. Kushtetuta nuk është formalitet në letër, ajo rregullon përmbajtësisht jetën e shoqërisë dhe shtetit.
Edhe përkundër dispozitave kushtetuese në Kosovë nuk është mbërritur deri tek barazia para ligjit. Në vendin tonë ka ende shumë nevojë për ta parandaluar diskriminim në bazë të gjinisë e gjendjes ekonomike. Ligji në shumicën e rasteve ka gjetur zbatim vetëm për të dobëtit teksa janë mirëmbajtur pabarazitë ekonomike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se “edhe përkundër garancës kushtetuese, qytetarët presin efikasitet nga institucionet tona të drejtësisë dhe gjykimin të drejtë e në kohë të arsyeshme. Këtë duhet ta bëjmë së bashku”.

“Edhe përkundër vlerave e dispozitave afirmuese për vajzat dhe gratë në raport me përfaqësimin dhe përfshirjen, gjendja e vajzave dhe grave në Kosovë është e rëndë, ka diskriminime të thella e shtypje. Duhet ta themi me zë të lartë ashtu që çdo ditë ta kemi në prioritet si shoqëri e si institucione. Edhe përkundër garancive për të drejtat e fëmijës, sot ka numër jo të vogël të fëmijëve në vendin tonë që janë të ekspozuar ndaj dhunës psiqike e fizike. Qeveria ka ndryshuar dhe me punën tonë e angazhimin maksimal duhet të ndryshojë edhe gjendja në Republikën e Kosovës, duhet ta ndryshojmë për mirë cilësinë e jetës së qytetarëve përmes zhvillimit ekonomik e sundimit të ligjit. Ata duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Duhet punë e angazhim për ta bërë Kosovën vend ku respektohen vlerat e përbrendësuara në Kushtetutën tonë”, thotë ajo.

Haxhiu ka pohuar se detyrë e tyre është që të krijojnë kushtet që brezat e ardhshëm të mbërrijnë në një kushtetutë edhe më të plotësuar edhe më të përshtatur në përputhje me të drejtat e tyre politike e universale./Telegrafi/

Sot, 12 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e gjen Kosovën në një situatë të rëndë për shkak të ballafaqimit…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Jeudi 9 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori