Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000 kur në veri të Mitrovicës shqiptarë civilë u ekzekutuan dhe shumë të tjerë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre.
Haxhiu ka thënë se Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë dhe se populli “ka përjetuar në lëkurën e tij këtë gjë”.
Në këtë kontekst, ajo është shprehur se ata që po i kërkojnë Kosovës të bëjë më shumë kompromise karshi Serbisë, po i hyjnë në hak asaj.
“Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullsia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër”, ka shkruar ministrja në Facebook.
“Ishte kjo Nata e Tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyruan të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre”.
“Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë. Populli i Kosovës e ka përjetuar në lëkurën e tij këtë gjë. Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet të dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës”.
Në fund, ajo ka thënë se liria dhe shteti i Kosovës nuk janë dhuratë, ato janë arritur me gjak e sakrificë.
“Lavdi e drejtësi për martirët e natës së tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit”, ka përfunduar Haxhiu.
Ndryshe, së fundmi janë shtuar thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Por, një gjë e tillë vazhdimisht është kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion njëetnik pasi nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.
Megjithatë, i njëjti në seancën e Kuvendit të enjten, prezantoi gjashtë kushte nën të cilat u shpreh se do të pranonte formimin e Asociacionit.
Kushtet që përmendi ishin që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën, të ndërrojë emrin, të mos jetë monoetnik, të mos ketë kompetenca ekzekutive, të drejtat e pakicave të kenë parimin e reciprocitetit, të shuhen strukturat ilegale të Serbisë, që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale e të zbatohet pas njohjes e që Serbia t’i tërheqë letrat dërguar shteteve mosnjohëse në BE për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e shqetësuar me zhvillimet në KPM, kërkon të mbetet e lirë nga ndikimi politik
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!