Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorisë për hetim, me pretendimet siç thekson ai ‘për hajni brenda Ministrisë së Mbrojtjes’.
Sipas tij, 16 pjesëtarë të ushtrisë janë dërguar në Komision Disiplinor, meqë të njëjtit janë ushqyer jashtë kazermës.
Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në seancën e cila është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhiu i bëri thirrje edhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj që të tregojë arsyen e vërtetë të dorëheqjes.
“Hajnia e ka lënë ushtrinë pa bukë. Ushtarët sot janë detyruar të dalin të hanë bukë jashtë kazermës dhe 16 prej tyre janë dërguar në Komision Disiplinor, pse kanë dalë të ushqehen jashtë kazermës sepse ushqimi brenda ka qenë i pa përballueshëm dhe i pamjaftueshëm për ta.
Kjo është vetëm një pjesë e asaj që është bërë publike e hajnisë, por ka këtu hajni edhe më shumë që asnjëherë nuk është bërë publike.
Prandaj e ftoj Prokurorinë të merret me këto dhe e ftoj ish-ministrin, Armend Mehaj të bëjë publike arsyen e vërtetë të dorëheqjes së tij.
Fondi për ushtrinë që është krijuar nga Qeveria Kurti asnjëherë nuk është bërë publik, jo sa mjete kanë qenë por as se si u shpenzuan.
Qytetarët dhanë mjetet e tyre për të kontribuar për Ushtrinë e Kosovës, e këta shkojnë vjedhin edhe në pasulë edhe bukë të ushtarëve.
Por, kanë vjedhur edhe në armatim, këtë përgjigje duhet të na ja jap ministri Armend Mehaj me arsyen e vërtetë pse ai ka dhënë dorëheqje dhe konfliktin që ka pasur brenda Ministrisë së Mbrojtjes me këta eksponentë kriminal”, deklaroi Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit