Mbi 100 infermierë në muaj nga Kosova emigrojnë në shtetet perëndimore. Ndërkohë që janë mbi një mijë të tjerë të cilët kanë aplikuar për punë. Në vend tash e sa kohë është dhënë alarmi se mjekët e infermierët janë duke u larguar nga sistemi mjekësor, dhe që kështu Kosova po mbetet pa këta shërbyes. Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në Gjermani, e të cilët po sigurojnë kontrata pune dhe pagesa të kënaqshme.
Fitim Havolli, i cili është kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë, thotë se vendi nuk po trajton si duhet infermierët. Ani pse të njëjtit po rrezikojnë jetën tani gjatë pandemisë, dhe jo vetëm.
“Infermieri me vite të tëra ka qenë jo shumë i trajtuar si rëndësi ose si profesion, i cili është shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm në raport jo me COVID-19, por gjithmonë ka qenë i pari dhe i fundit që takon pacientin. Mirëpo kërkesat tona në vazhdimësi si sindikatë kanë qenë me kohë tek institucionet gjegjëse. Siç është Ministria e Shëndetësisë, Komisioni parlamentar për Shëndetësi, kemi rastin edhe sipas kategorizimit të koeficientit në Gjykatë Kushtetuese duke pritur kategorizimin sipas meritokracisë, e të cilën realisht legjislatura e kaluar e ka rangu në një pozitë të pakënaqshme dhe të pa merituar”, thekson ai.
Fitim Havolli ka qenë në vijë të frontit kundër coronavirusit që nga dita e parë kur janë lajmëruar rastet në Kosovë më 13 mars. Ai po i ndihmon pacientët e infektuar, së bashku me shumë kolegë të tjerë.
Mirëpo, ai ka ankesa se kolegët e tij nuk janë të ranguar si duhet, dhe se sipas tij po diskriminohen në pagesë në ditën kur ata janë kujdestarë gjatë natës.
Këta të fundit kanë kërkuar që pagesa gjatë kujdestarisë të rritet nga 18.6 në 36 euro.
Havolli thekson se të gjitha këto kërkesa do i theksojnë edhe sot në një takim në Departamentin e Infermierisë në ShSKUK.
“Sot do të kemi një takim për disa probleme ose disa kërkesa të komunitetit që në vazhdimësi janë neglizhuar nga institucionet relevante. Për shembull kujdestaritë e natës që janë të mjerueshme ose janë shumë të diskriminuese në kuptimin e pagesës dhe po ashtu rrezikshmëria ku edhe ligji na garanton dhe asnjëherë nuk e kemi marrë. Ne po ashtu presim edhe tash vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse duke e marrë parasysh angazhimin tonë si komunitet edhe si sindikatë e kemi në Gj.K kërkesën tonë legjitime që koeficienti nga 2.25 të jetë 3.2”, shton Havolli për KosovaPress.
Në rast se përsëritet pandemia, ai thotë se do të ketë shumë probleme në menaxhimin e punës, marrë parasysh sfidat dhe numrit të vogël të stafit të infermierëve, pasi shumë prej tyre kanë emigruar jashtë vendit.
“Emigrimi i infermierëve ka filluar që dy vjet të bëhet me të madhe. Diku rreth 100 infermierë që kanë emigruar, dhe diku 1000 që kanë aplikuar me i rregullua letrat dhe për të rregulluar në aspektin social, familjar të vetin më mirë. Sot jemi të ftuar nga Departamenti i Infermierisë, dhe do i drejtohemi pikërisht për kujdestaritë e natës dhe rrezikshmërinë që tepër e vlerësuar pak dhe dobët, dhe për infermierë është nënçmuese”, deklaron Havolli.
Ndërkohë, tash e më shumë se dy muaj Kosova po përballet me pandeminë COVID-19. Për ‘bluzat e bardha’ ditët e fundit nuk kanë munguar falënderimet e mbështetja, jo vetëm nga institucionet por edhe nga shumë qytetarë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë

Grabiti dhe tentoi të sulmonte seksualisht një grua, 33-vjeçari kapet në një shpellë në zonën e kalasë së Lezhës

Dauti për bojkotin e mësimit nga nxënësit në Tetovë: Nuk guxon të ndërpritet mësimi

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës