Havolli: FMN thotë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon (Dokument)

Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe këshilltar për ekonomi i Kryeministrit Isa Mustafa, thotë se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon në dy vitet e fundit.
Havolli përmes një postimi në Facebook, thotë se “Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 pritet të jetë 4.050% (rrumbullaksoje në 4%). Edhe në vitin 2016, mbetet ndër më të lartat në rajon”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Havollit:Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë: Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015 është 3.966% (rrumbullaksoje në 4%). Asnjë vend në rajon nuk e ka rritjen më të lartë se Kosova në vitin 2015. (e thënë nga Kryeministri Mustafa, e konfirmuar nga FMN-ja). Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 pritet të jetë 4.050% (rrumbullaksoje në 4%). Edhe në vitin 2016, mbetet ndër më të lartat në rajon. (e thënë nga Kryeministri Mustafa, e konfirmuar nga FMN-ja). Për informatë të saktë e keni të bashkangjitur tabelën (si fotografi) për të cilën mund të referoheni tek linku i saktë në vijim, i Fondin Monetar Ndërkombëtar:https://www.imf.org/…/…/ft/weo/2016/02/weodata/weorept.aspx…













































