LAJMI I FUNDIT:

Haute Couture: Shfaqje e jashtëzakonshme e modës nga Valentino për vjeshtë

Haute Couture: Shfaqje e jashtëzakonshme e modës nga Valentino për vjeshtë

Koleksioni Haute Couture Vjeshtë 2020 i Valentino-s vendosi një standard të ri në atë që mund të quhet shfaqje e re e modës në kohën e pandemisë

Teksa pandemia e Covid-19 i ka detyruar disa shtëpi të famshme të modës të anulojnë shfaqjet, drejtori artistik i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli, prezantoi një shfaqje live, në praninë e një audience të vogël të pranishme në Cinecittà Studios, në Romë, studioja më e madhe për prodhimin e filmave në Europë.


Çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është padyshim mënyra sesi Valentino prezantoi koleksionin Haute Couture.

Në bashkëpunim me fotografin nga Britania e Madhe, Nick Knight, dhe nën tingujt e muzikës së FKA Twigs, Piccioli prezantoi shfaqjen me emër “Of Grace and Light”, që mahniti të pranishmit dhe personat që po e ndiqnin live në YouTube.

Duke luajtur me konceptin e dritës, shfaqja solli një ambient surreal, me modele që “vareshin” në ajër. Të gjitha veshjet e koleksionit krijonin silueta voluminoze, shkruan Anabel.

Dizajneri tha (Harper’s Bazaar) se koleksioni ishte një “përgjigje ekstreme” ndaj realitetit të shkaktuar nga pandemia. “Nuk kam dashur të ndiej kufizimet. Couture është bërë për emocione, ëndrra,” tha ai.