Para disa ditësh, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, zbarkoi në Shkup ku shpërndau 181 dekorata të ndryshme për veprimtarët shqiptarë në Maqedoni.

Ky veprim i Thaçit u konsiderua si një përzierje në fushatën zgjedhore në Maqedoni, ndërkaq disa veprimtarë e kanë refuzuar dekoratën e tij, si Bilall Sherifi dhe Shpëtim Pollozhani, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Megjithatë, ndër personat e dekoruar nga Hashim Thaçi figuron edhe Vlladimir Millçin. Ai është dekoruar për ''merita në promovimin e kulturës''./Telegrafi/

thaci-millcin