LAJMI I FUNDIT:

Hasbro padit Asusin

Hasbro padit Asusin

Kësaj here nuk bëhet fjalë për patentat – Hasbro padit Asusin me pohimin se ia ka vjedhur emrin. Në pyetje është pajisja e re e Asusit Transformer Prime.

Sipas pohimeve nga Hasbro, Asus po përfiton për shkak të ndërlidhjes së tabletit të vet me filmat legjendar të animuar dhe lojërat. Që gjërat të jenë më të këqija për Asusin, një nga protagonistët kryesorë në Trasnformerët quhet Optimus Prime. Asus qëllimisht zgjodhi emrin Transformer Prime ashtu që të krijoi te blerësi ndërlidhjet mentale në mes të tabletit të vet dhe Transformerëve, pohon Hasbro, duke tërhequr vërejtjen se ky veprim paraqet vendosmëri në luftën kundër atyre të cilët përdorin pronësinë e tyre intelektuale me qëllim të përfitimit.

Gjykimi ia ka dhënë Asusit 21 dit që të deklarohet për këto akuza. Rastësi ose përdorim i qëllimshëm i ndërlidhjes me Transformerët? Do ta marrim vesh vitin e ardhshëm. /Telegrafi/